Pak pas mesnate, ushtria ruse nisi një sulm me raketa në zonën industriale të centralit bërthamor ukrainas të Pivdennoukrainsk, në rajonin jugor të Mykolaiv.
“Shpërthimi i fuqishëm ndodhi vetëm 300 metra larg reaktorëve “.
Kështu thuhet në një deklaratë të kompanisë shtetërore bërthamore ukrainase Energoatom, raportuar nga Espreso TV.
“Vala goditëse dëmtoi ndërtesat e uzinës. Janë shkyçur edhe tre linja të tensionit të lartë”, tha Energoatom.
Bombardimet ruse gjithashtu kane vijuar në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës lindore: raketat në Nikopol dëmtuan strukturat e ujit, linjat e energjisë elektrike dhe ndërtesat e banimit.
Po ashtu në orët e para të mëngjesit, ushtria ruse lëshoi tetë raketa në Zaporizhzhia, një qytet në juglindje të Ukrainës, ku ndodhet vendi i termocentralit më të madh bërthamor në Evropë.
Kreu i administratës ushtarake rajonale Oleksandr Starukh tha në mediat sociale: “Sipas informacioneve fillestare, një nga raketat goditi qendrën rajonale të Zaporizhzhia pranë lumit Dnipro. Ende nuk ka informacion për viktima apo të plagosur”.
- Fjalimi ikonik i Victor Hugo në Kongresin Ndërkombëtar Letrar, Paris, 17 qershorit 1878: “Shkatërroni urrejtjen. Ndërtoni dritën.” - 10/11/2025
- “Fitor ia dedikoj PS-së!”, Brunilda Mersini pas triumfit në Vlorë: Respekt për rivalët - 10/11/2025
- PD nis bojkotin e komisioneve parlamentare, demokratët mblidhen sot në seli - 10/11/2025