1.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

17 vite pa piktorin Kel Kodheli

17 vite më parë u nda nga jeta piktori i njohur shqiptar Kel Kodheli, autori i pikturave të njohura si “Vallja e shpatave”, ”Shote Galica”, “Bajram Curri”, “Dropullitja”, “Skënderbeu”, “Lahutari”, “Portret shkodraneje”, etj.

Kel Kodheli ka qenë piktor shqiptar i brezit që u formua në akademitë italiane në vitet ’40 të shekullit XX. Ai u lind në 24 tetor 1918 në katundin Kodhel të Lezhës. Më pas familja e tij më 1925 vendoset në Tiranë dhe Keli kreu shkollën teknike amerikane “Harri Fultz”. Njëkohësisht Kodheli ndiqte kurset e vizatimit nën drejtimin e Odhise Paskalit e të Lasgush Poradecit.

Prindërit e tij, kishin dëshira kontradiktore për arsimin e më tejshëm të djalit të tyre. Babai donte inxhinierinë, ndërsa nëna pikturën dhe kështu ndodhi, ai vazhdoi për pikturë në ateljenë e akademikut C.Siviero dhe D’amato në Institutin e Arteve të Bukura në Romë (1939 – 1943).

Me kthimin në Tiranë, Kodheli caktohet në Bankën e Shtetit Shqiptar si modelues i kartmonedhave. Për shumë vjet ishte pedagog në liceun artistik “Jordan Misja”, Tiranë dhe më tej emërohet mësues i thjeshtë vizatimi në shkollat 7 vjeçare deri sa doli në pension.

Artisti Kodheli ishte pjesëmarrës në ekspozitën e parë të pasluftës (prill 1945) dhe i pranishëm në të gjitha konkurset, ekspozitat kombëtare dhe ndërkombëtare (Evropë dhe Australi). Piktori në vitet e fundit të jetës pikturoi natyra të qeta dhe nudo kryesisht në pastel. Në vitin 2003 Presidenti i Republikës së Shqipërisë e dekoroi me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Disa nga pikturat e Kel Kodhelit:

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x