FIFA ka nxjerrë sot programin zyrtar të ndeshjeve dhe listën e stadiumeve ku do të zhvillohet Botërori 2026, duke bërë të qartë edhe vendosjen e çdo përballjeje në fazën e grupeve. Në këtë kuadër përfshihet edhe Grupi F, ku Shqipëria mund të marrë pjesë në rast të kualifikimit përmes play-off-it.
Njoftimi konfirmoi një shqetësim të ditëve të fundit: oraret janë të pandryshuara dhe aspak të favorshme për Evropën. Të gjitha takimet janë caktuar sipas kohës së Bregut Lindor të SHBA-së, gjë që krijon një hendek prej gjashtë orësh me zonën kohore të Shqipërisë dhe Evropës Qendrore.
Nëse Shqipëria siguron pjesëmarrjen, debutimi i saj potencial ndaj Tunizisë do të zhvillohet në Monterrej të Meksikës në orën 22:00 të datës 14 qershor sipas orës amerikane, që për publikun shqiptar do të thotë ora 04:00 e mëngjesit të 15 qershorit.
Ndeshja e dytë, e planifikuar kundër Holandës më 20 qershor, do të luhet në Hjuston në orën 13:00 lokale. Ky është orari më i “përballueshëm” për tifozët në Shqipëri, pasi përkon me orën 19:00 sipas kohës sonë.
Ndërsa sfida e tretë, ajo ndaj Japonisë në Dallas, është përcaktuar në orën 19:00 të 25 qershorit me orën e SHBA-së, duke e zhvendosur përballjen në orën 01:00 të 26 qershorit për audiencën europiane.

- Champions League/ Bayerni i jep shuplakë Bodos, United nuk kursehet me debutuesit, Como shkëlqen ndaj Leipzig (Video) - 10/09/2026
- Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time! - 10/09/2026
- Hidromasazh si në Santorini/ Dy e-mailet që lidhin Ballukun me supervilën në Palasë - 10/09/2026