32.5 C
Tirana
23 / 07 / 2024

“I forti” i Përmetit i hapi kafkën me sqepar të riut, Gjykata në shërbim të familjes

Nga Elton Qyno

Klement Ndina, një prej emrave të njohur në qytetin e Përmetit dhe që shpesh konsiderohet nga banorët e këtij rrethi si “i forti” i zonës, ka mundur ti shpëtojë burgut, kjo falë edhe një vendimi të marë ditën e sotme nga gjykata e Përmetit.

Emri i tij ka bërë bujë, kur në muajin Maj 2005, Klement Ndina, përmes një arme pistolete, ka marë peng kryetarin e gjykatës së Përmetit, Astrit Shema.

Por teksa kanë kaluar 17 vjet nga kjo ngjarje e rëndë, Ndina vijon të shfaqë reputacion kriminal në qytetin e vogël dhe të qetë të Përmetit, ku sërisht është bërë protagonist i një ngjarje kriminale, që ka sjellë pasoja të rënda për një dajlosh, i cili punon si bodigard në Angli.

Ndina është arrestuar ditën e Premte, pas një konflikti me sende të forta, duke plagosur rëndë, një bashkëpatriotin e tij, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia.

Në këtë konflikt mes Ndinës dhe Kostandin Xhallos, janë përdorur shufra hekuri dhe s’qeparë, ku “i forti” i Përmetit kishte thirur për ta ndihmuar djalin e tij Justin Ndina, tashmë i shpallur në kërkim si dhe shokun e tij, Gjergji Bonja.

Nga përplasja dhe goditja me sqepar, Xhallo ka dalë me shembje serioze në kokë, duke vijuar të qëndrojë në koma në ambjentet e spitalit Ushtarak në Tiranë.

Sheri mes “të fortit” të Përmetit Klemend Ndina dhe Kostandin Xhallos, ka nisur fillimisht në ambjentet e një lokali në Përmet, ku shkak është bërë mos hapja e rrugës për të kaluar me makinë.

Mes Ndinës dhe Xhallos, sheri nisi fillimisht verbalisht dhe pasi Ndina ka qëlluar babain 70-vjeçar të Xhallos, atëherë i riu ka ndërhyrë duke u konfliktuar fizikisht me “të fortin” e Përmetit.

Për shkak të përgatitjes fizike dhe shërbimit si bodyguard në Angli, në këtë përplasje fizike mësohet se fitues, ka dalë Kostandin Xhallo. Ndino është larguar në vendi i sherit, duke i treguar djalit të tij Justin Ndina, se çfarë i kishte ndodhur.

Të dy së bashku kanë marë sende të forta si s’qeparë dhe shufra hekuri leva, njëherësh kanë marë me vete dhe persona të tjerë, përfshirë këtu shtetasin Gjergji Bonjo.

Grupi i drejtuar nga Klementi dhe djali i tij, Justin Ndina, kanë sulmuar fizikisht babë e bir, duke goditur me sende të forta ndaj, Kostandin Xhallos, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime të shumta në kokë dhe vende të ndryshme të trupit.

Për shkak të goditjeve të forta me sqepar, Xhallo është lënë në vendgjarje thuajse i vdekur. Së bashku me babain, Xhallo është transportuar fillimisht në spitalin e Përmetit dhe mandej me ambulancë është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.

Ndërsa me helikopter, është çuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Nga ana tjetër policia e Përmetit mundi të arrestojë autorin e këjtij krimi, Klement Ndina, i cili ishte duke ikur në drejtim të Këlcyrës.

Pas arrestimit të Ndinës, policia arrestoi dhe mikun e tij, Gjergji Bonjo, i cili rezulton të ketë ndihmuar Ndinën, për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në kërkim u shpall djali i të fortit “të Përmetit”, Justin Ndina.

Babë e bir akuzohen për veprën penale të “Plasjes së rëndë me dashje” kyer në bashkëpunim. Ndërsa miku i tyre Gjergji Bonjo, akuzohet nga prokuroria e Përmetit, për veprën penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Për dy personat e kapur, Klement Ndina dhe Gjergji Bonjo, prokuroria e Përmetit ditën e sotme kërkoi caktimin e masës së “arrestit në burg”. Por çuditërisht gjykata e Përmetit vendosi të caktojë masën e “arrestit në shtëpi” për Klement Ndinan dhe “Detyrim paraqitje” për të arrestuarin tjetër, Gjergji Bonjo.

Vendimi ndaj dy personave të arrestuar është marë nga gjyqtarja, Yrvete Shkreli, ndërsa ka dyshime të forta dhe të arsyeshme, se ky vendim është ndikuar dhe projektuar nga kancelarja e gjykatës së Përmetit, Oriana Dervishi.

Kancelarja e kësaj gjykate, është e ëma e personit të shpallur në kërkim, Justin Ndina. Ndërsa Klement Ndina, rezulton të jetë ish-bashkëshorti i kancelares në fjalë.

Dukshëm ky vendim i marë nga kryegjyqtarja e Përmetit Yrvete Shkreli, kërkon një hetim nga ana e ILD-së.

Shkreli nuk është hera e parë që bëhet pjesë e këtyre manovrave juridike, pasi edhe në një rast tjetër ajo është kapur dhe kallezuar nga prokuroria e Përmetit, për Nxjerje të sekretit hetimor, pasi ka njoftuar me telefon një individ që prokuroria e Përmetit e kishte vënë në përgjim telefonik.

Rasti i Përmetit është precedent tipik i kapjes familjarisht të jë gjykate lokale, siç është Përmeti.

Vendimi i gjykatës është tërësisht në favor, të një trungu familjar që kontrollon gjykatën e Përmetit. Dhe aspak nuk është në proporcion me dëmtimet e rënda shëndetësie që kanë sjellë të arrestuarit, ndaj të dëmtuarit Kostandin Xhallos.

Ky rast e shumë raste të tjera të praktikave gjyqësore që kam hasur në Shqipëri, tregon më së miri se me Reformën e Re, kemi vënë Drejtësinë në shërbim të familjeve dhe jo në shërbim të Popullit.

Sot Yrvertja, duhet të heqë nga vendimi i saj fjalën postulat VENDIM” “Në emër të Republikës” dhe në vend të kësaj të vendosi VENDIM:

“Në emër të familjes Ndina”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x