Më 19 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mblodhi në selinë e Aleancës në Bruksel drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës civile dhe ushtarake nga të gjitha vendet aleate. Ky takim i komiteteve CIC (Civilian Intelligence Committee) dhe MIC (Military Intelligence Committee), si dhe sesioni i përbashkët, vjen në një moment kritik për sigurinë euroatlantike.
Shqipëria u përfaqësua nga Vlora Hyseni, drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Pjesëmarrja në këtë mbledhje të rëndësishme ka një peshë strategjike për Shqipërinë, që tregon edhe një herë angazhimin e vendit në bashkëpunimin për sigurinë me aleatët e NATO-s.
Gjatë takimeve u zhvilluan diskutime strategjike mbi çështje kyçe të sigurisë, përfshirë agresionin rus në Ukrainë, marrëdhëniet e Moskës me Kinën, Korenë e Veriut, Bjellorusinë dhe Iranin, si dhe të ardhmen e inteligjencës së NATO-s, me fokus tek teknologjitë e reja.
Rutte nënvizoi se lufta në Ukrainë tregon se “siguria nuk është rajonale, por globale”, duke theksuar se aleatët po shkëmbejnë inteligjencë më shpejt dhe më gjerësisht se kurrë më parë.
Takimet vjetore shërbejnë për harmonizimin e politikave dhe strategjive të inteligjencës, duke forcuar mbështetjen për planet dhe operacionet e NATO-s. Përveç seancave vjetore në Bruksel, komitetet mblidhen rregullisht përgjatë vitit.
- Aktorja e njohur flet për lindjen e djalit të saj në moshën 43 vjeçare: Ishte koha e duhur - 23/11/2025
- Vlora Hyseni përkrah liderëve të inteligjencës të NATO-s në Bruksel: Shqipëria forcon rolin e saj në sigurinë euroatlantike - 23/11/2025
- Anëtarët e ekuipazhit të Pakistan Airlines ‘zhduken’ në Kanada, rasti i tretë këtë vit - 23/11/2025