Nga Eduard Zaloshnja
Në zgjedhjet e 11 majit 2025, morën pjesë në zgjedhje 1.463 milionë zgjedhës brenda vendit. Por çereku i tyre janë tëzhgënjyer sot nga partitë për të cilat votuan. Kështu më rezultoi në sondazhin tim të fundit për emisionin ‘Zëri i Shqiptarëve’ nëABC NEËS.
Po për kë votuan më 11 maj këta të zhgënjyer?
Treçereku i të zhgënjyerve votuan më 11 maj për partitë e ndryshme opozitare dhe çereku për PS-në. Gjysma e treçerekut të zhgënjyer opozitar votoi për PD-ASHM dhe gjysma tjetër për partitë e vogla opozitare (partitë e Lapajt, Shabanit, Shehajt, Qorit, Bashës, etj. etj.).
Megjithëse të zhgënjyerit socialistë janë jo të pakët (përbëjnë çerekun e të zhgënjyerve ndër pjesëmarrësit e 11 majit), PS-ja e ka thelluar epërsinë ndaj PD-ASHM, ngaqë të zhgënjyerit e kësaj të fundit janë më të shumtë. Kështu, më 11 maj 2025, PS-ja kishte 18 pikë epërsi ndaj PD-ASHM, ndërsa sot ka 21.5 pikë epërsi…
- Kaq thjesht: Kthejuni qytetin qytetarëve! - 17/10/2026
- Ish-kandidatja e PD për deputete merret nën akuzë, dyshohet për nxitje për përfshirje të të miturve në protestë! Iu gjet çanta me lëndë piroteknike - 17/10/2026
- Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara. Shqipëria nuk do të mbahet peng nga askush dhe nuk ka forcë që të na ndalë dhe që të na kthejë mbrapa” - 17/10/2026