Peshqit e kuq mbahen zakonisht në akuariume të vogla, nëpër banesa, por nuk është ky rasti i një peshku të kuq të kapur së fundmi në Francë.
Andy Hackett ka kapur më të madhin në botë, që peshon 30,5 kg.
“Gjithmonë e kam ditur që një peshk i tillë ishte diku rrotull, por nuk e mendoja kurrë se mund ta kapja një ditë. Pata fat”, tha peshkatari.
Sipas mediave angleze, këtij peshkatari iu deshën 25 minuta që ta kapte këtë peshk të kuq të rrallë.