Zelensky fajëson Rusinë, por dhe rusët Ukrainën
Operatori i Zaporizhjas, Enerhoatom, tha se reaktori numër 6 i centralit “u fik” për shkak të një zjarri të shkaktuar nga sulmet me artileri në rajon. Sipas operatorit reaktori do të rikthehet në funksion kur të shuhet zjarri. Të pesë reaktorët e tjerë u hoqën nga funksioni më herët.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, fajësoi trupat ruse për sulmet me artileri. Por, të dyja palët vazhdimisht fajësojnë njëra-tjetrën për rreziqet që i kanosen centralit më të madh bërthamor në Evropë që është pushtuar nga forcat ruse pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e
Ukrainës më 24 shkurt.
“Linja e fundit e transmisionit të energjisë, që është e lidhur me systemin e energjisë së Ukrainës, u dëmtua për shkak të një granatimi tjetër rus”, tha Zelensky gjatë fjalimit te fundit.
Zelensky shtoi se ky granatim i pretenduar rus në Zaporizhja, që ndodhi shumë afër kohës së publikimit të raportit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, tregon se Rusisë “nuk i intereson se çfarë
vendos komuniteti ndërkombëtar”. Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore vjen pasi një mision i kësaj agjencie vizitoi javën e kaluar Zaporizhjën. shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian,
Josep Borrell, akuzoi Rusinë për “sjellje të pamatur” sa i përket centralit të Zaporizhjas, teksa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të ketë shqetësime për ndonjë fatkeqësi bërthamore sikurse ai i Çernobilit.
/aleka
- Njihuni me çiftet gjysmëfinaliste të Champions League, statistikat e përballjeve dhe kur do të luhen - 16/04/2026
- Video/ Mbrëmje spektakolare në Mynih! 7 gola të shënuar, një karton i kuq dhe Bayerni që eliminon Realin - 16/04/2026
- Sot, opozita interpelancë me Ramën, Koçiun dhe dy ministra. Në rend dite, marrëveshje dhe pr.ligje - 16/04/2026