Greqia është fqinje dhe aleate e Turqisë, jo armikja e saj, theksoi Rexhep Tajip Erdogan në deklaratat e së enjtes.
Duke folur në Turkey House në Nju Jork, presidenti turk trajtoi çështjet e politikës së jashtme, duke përmendur edhe Greqinë, ndër të tjera.
“Turqia nuk është armike e Greqisë, është fqinje dhe aleate e saj nën ombrellën e NATO-s”, theksoi ai.
Ai shtoi se “marrëdhëniet midis dy vendeve janë shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme për t’u përdorur si material zgjedhor . Ne nuk kemi interes të përfshihemi në politikën e brendshme të Greqisë. Në Greqi mbahen zgjedhje, qeveritë ndryshojnë, opozita ndryshon. Këto nuk janë shqetësimet tona.”
Latest posts by Pena Albania (see all)