9.5 C
Tirana
07 / 02 / 2025

Raporti i KLSH: Pylli Orbital i Tiranës ka dështuar për mungesë fondesh

Raporti i KLSH i periudhës janar – shtator 2022, thotë se projekti i Pyllit Orbital,  nismë e Bashkisë së Tiranës nuk është realizuar akoma megjithëse I ka kaluar afati i përfundimit të zbatimit të projektit.

Shkak janë bërë pamundësitë financiare për mbështetje me buxhet, si dhe problematikave që lidhen me mungesën e hapësirave të nevojshme për mbjellje dhe çështjeve të pronësisë.

Projekti i Bashkisë së Tiranës për krijimin e një Pylli Orbital që do të rrethojë kryeqytetin, parashikon një brez të gjelbër me 2 milionë pemë. Fushata e mbjelljeve nisi në shtator 2017 dhe duke ju referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, edhe pas 5 vitesh ecuria nuk është e duhura.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x