8.5 C
Tirana
15 / 01 / 2026

Trump paralajmëroi masa të forta ndaj tyre, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e protestuesit 26-vjeçar

Anëtari i Kryesisë së PD Indrit Hoxha, në emisionin “Real Story” në ABC News foli për financimet e Kuvendit të Dhjetorit si edhe Foltoret e PD. 

Ai u shpreh se të gjitha të dhënat apo financimet janë të ditura dhe se drejtësia është e lirë të hetojë. 

Gjatë intervistës Hoxha nënvizoi se në një përllogaritje të shpejtë 27 Foltoret e Berishës kanë kushtuar gati 3-4 mijë euro. 

“Në vendin tonë , si bashkitë tona dhe bashkitë e kundërshtarit politik  për aktivitete kryesore të partive i kanë dhënë sallat. Kjo është e vërteta.. Një sallë më shumë se 150 euro nuk shkon në Shqipëri. Dhe 27 Foltore që ka bërë Berisha janë 3-4 mijë euro dhe nëse lideri nuk gjen 3-4 mijë euro donacione për të paguar këto salla nuk është për të drejtuar partinë më të madhe në opozitë. I ka SPAK të gjitha faturat”, tha ai. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x