Anëtari i Kryesisë së PD Indrit Hoxha, në emisionin “Real Story” në ABC News foli për financimet e Kuvendit të Dhjetorit si edhe Foltoret e PD.
Ai u shpreh se të gjitha të dhënat apo financimet janë të ditura dhe se drejtësia është e lirë të hetojë.
Gjatë intervistës Hoxha nënvizoi se në një përllogaritje të shpejtë 27 Foltoret e Berishës kanë kushtuar gati 3-4 mijë euro.
“Në vendin tonë , si bashkitë tona dhe bashkitë e kundërshtarit politik për aktivitete kryesore të partive i kanë dhënë sallat. Kjo është e vërteta.. Një sallë më shumë se 150 euro nuk shkon në Shqipëri. Dhe 27 Foltore që ka bërë Berisha janë 3-4 mijë euro dhe nëse lideri nuk gjen 3-4 mijë euro donacione për të paguar këto salla nuk është për të drejtuar partinë më të madhe në opozitë. I ka SPAK të gjitha faturat”, tha ai.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026