Gazetari Martin Leka, i ftuar në “Real Story” u shpreh se po të kishte gjë në dorë, Sali Berisha do ta shkrinte SPAK.
Ai theksoi se këtë “betim” Sali Berisha e ka bërë në publik.
Ai theksoi se zbutja e toneve të Sali Berishës për SPAK, pas zgjedhjes së drejtuesit të ri Klodjan Braho, ka ardhur për arsye se vetë kryetari i PD është në konflikt me akuzat penale që ka ngritur Prokuroria.
“Berisha po të kishte gjë në dorë, e kishte shkrirë me themele SPAK dhe këtë lloj sistemi drejtësie sepse e ka thënë me kohë vetë.
Tonet që ka tani janë thjesht për të qenë politikisht korrekt dhe për të mos rënduar pozitat e veta sepse ai është në një konflikt me akuzat penale që ka me SPAK.
Nga ana tjetër, përveç Edi Ramës, Spak të gjithë qeverinë e tij e ka bërë copë. Ramës i ka rënë SPAK. Kur të priten të gjithë rrënjët, degët janë kot”, tha ai. /Javanews
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026