19.5 C
Tirana
12 / 07 / 2025

Tre firmat e ndryshme të kandidatit që rrezikon mandatin e Adriatik Lapajt

Kërkesa e kandidatit Zeqir Kordhoni në KQZ për të verifikuar dokumentet që ka dorëzuar koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” për të zbatuar zotimin e tyre që kandidatët e listave të mbyllura t’i linin vendin kandidatëve më të votuar në listat e hapura, shkaktoi jo pak habi dhe pështjellim gjatë ditës së sotme.

Por kjo kërkesë e Kordhonit nuk duke aq “rrufe në qiell të hapur”, po të shohësh me kujdes dokumentet që janë dorëzuar me firmën e tij në KQZ.

Nga një vështrim me sy të lirë, dallohet që në tre dokumente të ndryshme që kandidati Kordhoni ka firmosur për t’u dorëzuar në KQZ, firmat janë tre modele të ndryshme.

Për më tepër gjatë komunikimit me Euronews Albania, këtë të enjte ishte vetë Kordhoni që hodhi dyshime mbi dokumentet e dorëzuara me fimën e tij, ku theksoi se nuk është shumë i qartë për çfarë ka firmosur, duke ngritur dyshime për një falsifikim të mundshëm.

Për këtë të fundit, Kordhoni u shpreh i rezervuar, duke theksuar se do të shohë dokumentet, do të flasë me drejtuesit e koalicionit, Lapaj dhe Shabani, e më pas do të mbaj një qëndrim publik.

Mbetet për t’u parë nëse Kordhoni do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje për të zbuluar nëse i është falsifikuar firma, apo thjesht ka qenë i pavëmendshëm në dokumentet që ka firmosur.

Nëse Kordhoni do i shkojë deri në fund kësaj çështje, do të jetë radha e organeve kompetente, pra Policia dhe Prokuroria, që do duhet të nisin një hetim për bërë ekspertimin e firmave në këto dokumente.

Artikujt më të kërkuar

2
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x