9.5 C
Tirana
08 / 12 / 2025

Tejkaloi shpejtësinë në rrugë, i vendoset gjobë rekord prej 110 mijë dollarësh shoferit

Një shofer në Zvicër, i cili po lëvizte me 27 kilometra në orë mbi kufirin e shpejtësisë në një rrugë në qytetin Lozana, po përballet me një gjobë prej 110,000 dollarë. Por ai mund ta përballojë atë.

Pse gjoba kaq e lartë? Sepse është një shkelës përsëritës dhe është një nga njerëzit më të pasur të Zvicrës dhe kantonit Vaud. Në këtë rajon, gjobat vendosen bazuar në faktorë si të ardhurat, pasuria ose gjendja e përgjithshme financiare familjare. Zviceranët nuk janë të vetmit.

Gjermania, Franca, Austria dhe vendet nordike të gjitha lëshojnë dënime bazuar në pasurinë e një personi. Gjoba e fundit nuk është as një rekord në Zvicër. Në vitin 2010, një shofer milioner i një Ferrari mori një gjobë të barabartë me rreth 290,000 dollarë për shpejtësi në kantonin lindor të St. Gallen.

Në atë kohë, grupi zviceran i sigurisë Road Cross tha se shoferët e pasur ishin ndëshkuar lehtë duke bërë që të miratohej një rishikim i ligjit penal tre vjet më parë që lejonte gjyqtarët të jepnin gjoba bazuar në të ardhurat personale dhe pasurinë për kundërvajtje si shpejtësia dhe drejtimi në gjendje të dehur.

Sipas rregullave të sotme, një person i varfër mund të kalojë një natë në burg në vend të një gjobe, ndërsa më i pasuri në vendin e pasur alpin mund t’i duhet të paguajë dhjetëra mijëra.

Vincent Derouand, një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik të Vaudit, tha se i pandehuri nuk e kundërshtoi vendimin. Ai tashmë ishte gjobitur për një shkelje të ngjashme tetë vjet më parë, dhe pagoi 10,000 franga zvicerane gjobë.

Në Zvicër, as pilicët nuk janë imun ndaj gjobave të tilla policët. Një oficer u gjobit për kalim të kufirit të shpejtësisë nëpër rrugët e Gjenevës në vitin 2016 ndërsa ndiqte hajdutët që kishin grabitur një bankë.

Artikujt më të kërkuar

4
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x