Nga Eduard Zaloshnja
Para ca ditësh zhvillova një anketim elektronik me banorë të rritur, për llogari të kompanisë së informacionit AIM. Në kampionin e anketimit u përfshinë 1350 të anketuar krejt të rastësishëm nga i gjithë vendi. Kampioni u kolaudua statistikisht, për ta përfaqësuar sa më afërsisht popullsinë e rritur të vendit nga pikpamja demografike, gjeografike, arsimore dhe politike. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor ishte plus/minus 2.6%.
Pyetja kryesore ishte: “Si është gjendja ekonomike e familjes tuaj, krahasuar me një vit më parë?”
Nga anketimi rezultoi se rreth çereku i të anketuarve e kanë gjendjen ekonomike familjare më të mirë se para një viti, rreth gjysma e kanë njësoj, dhe rreth çereku e kanë më të keqe. Pra, mesatarisht, gjendja ekonomike e familjeve shqiptare nuk ka ndryshur nga shtatori i vjetshëm. Një rezultat i përafërt rezultoi në një sondazh të ngjashëm zhvilluar në gusht.

Pyetja e dytë ishte: “Sa të sigurt e ndjejnë veten familjarët tuaj në lagjen/fshatin ku banoni?”
Nga anketimi rezultoi se mbi 80% e të anketuarve banojnë në lagje/fshatra të sigurta për familjarët e tyre. Një rezultat i përafërt rezultoi në një sondazh të ngjashëm zhvilluar në gusht.

Pyetja e tretë ishte: “Krahasuar me një vit më parë, si është sistemi shëndetësor (bazuar në përvojat familjare dhe të rrethit tuaj shoqëror)?”
Nga anketimi rezultoi se 28.2% e të anketuarve mendojnë se është më mirë se para një viti, 48.8% njësoj, dhe 23% më keq. Një rezultat i përafërt rezultoi në një sondazh të ngjashëm zhvilluar në gusht.

- Adoption Day në Kalanë e Tiranës: një ditë sensibilizuese për mirëqenien e kafshëve - 26/09/2026
- Teherani ofroi armëpushim 7-ditor, Wall Street Journal: Trump e refuzoi dhe kërkoi që bombardimet ndaj Iranit të vijojnë pas zgjedhjeve të nëntorit - 26/09/2026
- Sondazhi AIM: Tri çështje thelbësore të familjeve shqiptare - 26/09/2026