11 shtator 2022
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj niset sot drejt Lubjanës për të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit që do të zhvillohet më 11-12 shtator 2022.
Takimi i Liderëve zhvillohet në një moment kyç për paqen dhe sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por edhe për të ardhmen evropiane të vendeve të këtij rajoni. Takimi do të fokusohet në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe në çështjet e bashkëpunimit rajonal, sigurisë energjetike dhe sigurisë ushqimore pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
Në këtë takim, të organizuar nga bashkëdrejtuesit e këtij procesi, Presidentët e Sllovenisë dhe të Kroacisë, marrin pjesë të gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë takim të rëndësishëm rajonal, Presidenti Begaj do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologët e vendeve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Brdo-Brijunit.
- MOHIKANI I FUNDIT – MUMTAZ DHRAMI - 17/01/2026
- Kur mediat humbin ndikimin dhe qytetarët vendosin vetë - 17/01/2026
- “BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie per RTSH-ne” - 16/01/2026