Në diskutimet për procedurën e ndjekur për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dhe hetimin e nisur nga SPAK për këtë çështje, ka reaguar ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriazi. Ai është përballur me Jamarbër Malltezin.
Pas akuzave të hedhura në drejtim të tij nga dhëndri i Berishës për korrupsion, Qiriazi ndërhyri në “Open” dhe sqaroi çështjen duke deklaruar se ai asokohe ka marrë një urdhër të vazhdueshëm për 6 muaj nga Ministria e Mbrojtjes, me në krye Gazmend Oketën, për ta firmosur procedurën.
Por, ish-gjenerali Qiriazi nënvizoi se firma nuk ishte në kompetencat e tij pasi kjo pronë nuk gjendej në kontabilitetin e Komandës që ai drejtonte. Ai nuk ka pranuar të firmoste aferën që po heton sot SPAK dhe u shkarkur nga detyra.
“Ishte procedurë e gjitha fiktive. S’po them që kam patur presion. Më është kërkuar përmes urdhrave dhe shkresave dhe unë i kam kthyer përgjigje sipas ligjit. Ka ardhur antikorrupsioni i zotit Bylykbashi dhe më ka kërkuar që ta firmosja atë gjë duke më thënë se pronarët që e kërkojnë kjo mund të shkaktojë probleme për shtetin, unë i kam çdo gjë sipas ligjit.
Pasi ika, që më shkarkuan në muajin shtator nuk e di çfarë është bërë. Deri në momentin që kam qenë në komandë, unë nuk e kam firmosur sepse ka qenë antiligjore. Për zotin Jamarbër që më akuzon mua për të korruptuar më vjen shumë keq se unë e di çfarë kam hequr pas kësaj procedure. Unë kam qenë punonjës shteti, kam zbatuar detyrat në mënyrën më serioze”, tha ndër të tjera Qiriazi.
Glidona Daci: Nuk ka lidhjet hetimi që ka SPAK-u me zotin Berisha apo zotin Malltezi. Është thjeshtë hetim me numër nuk ka emra. Zoti Malltezi a do ishte i gatshëm të përballej me gjeneral Qirjazin në SPAK?
Malltezi: Gjenerali nuk ia kam idenë se çfarë përfaqëson. Po unë s’kam pas asnjë marrëdhënie dhe nuk e di çfarë funksioni kryen për çfarë duhet të ballafaqohem unë me të. Në SPAK shkoj për çfarëdolloj gjëje, por këtu të thashë një fakt se ai njeri u shkarkuar se u gjet në shkelje të ligjit.
Qiriazi: Meqë u përmenda dëshiroj të them diçka. Kam dijeni për këtë procedurë pasi kam qenë Komandant i Mbështetjes Logjistike dhe për një periduhë jo më pak se 6 muaj jam marrë me këtë problem. Në të gjithë këtë procedurë kam korrespodencë që duhet dhe mbase e keni përara dhe më jep mua plotësisht të drejtë.
Vasili: Lubonja shtroi një pyetje. Ju thoni që ka qenë e paligjshëm, por pse ka qenë?
Qiriazi: Nëse do ta kishit procedurën që kam lënë, prona që mua më kërkohej ta firmosja nuk ishte në kontabilitet të Komandës Logjistike. Pronaret nuk paraqitën asnjë certifikate ose dokument tjetër që ta merrnin. Kanë ardhur disa audite për të bërë kontrollin e atij dokumenti që kishte ardhur. Prona nuk mund të jepej se nuk kisha kontabilitet, asnjë lloj azhornimi. Këtë pronë e ka patur Ministria e Mbrojtjes.
Vasili: Atëherë përse ua kërkonin juve? Ju keni qenë drejtues në Komandën e Logjistikës mbështetëse që administron shumicën e pronave të ushtrisë.
Qiriazi: Ishte procedurë e gjitha fiktive. S’po them që kam patur presion. Më është kërkuar përmes urdhrave dhe shkresave dhe unë i kam kthyer përgjigje sipas ligjit. Ka ardhur antikorrupsioni i zotit Bylykbashi dhe më ka kërkuar që ta firmosja atë gjë duke më thënë se pronarët që e kërkojnë kjo mund të shkaktojë probleme për shtetin, unë i kam çdo gjë sipas ligjit. Pasi ika, që më shkarkuan në muajin shtator nuk e di çfarë është bërë. Deri në momentin që kam qenë në komandë, unë nuk e kam firmosur sepse ka qenë antiligjore. Për zotin Jamarbër që më akuzon mua për të korruptuar më vjen shumë keq se unë e di çfarë kam hequr pas kësaj procedure. Unë kam qenë punonjës shteti, kam zbatuar detyrat në mënyrën më serioze.
Zheji: Thatë se nuk keni pasur presion, por te Komandanti i Përgjithshëm dhe ministri keni shkuar, ju ka ardhur disa herë Antikorrupsioni, pra ky është presioni.
Qiriazi: Mua më është kërkuar të firmosja procedurën e privatizimit të kompleksit Partizani nga ministri i Mbrojtjes zoti Oketa. Unë i kam thënë që kjo pronë nuk është në kontabilitet dhe që këtu dal jashtë unë. Unë nuk mund të zbatoja një urdhër që binte ndesh me ligjet.
Lubonja: Pse erdhën tek juve këta dhe nuk shkuan te ai që e kishte vërtetë për ta firmosur këtë dhe kush është ai. Kush e kishte në defter këtë?
Qiriazi: Ministria e Mbrojtjes ka shumë prona dhe sipas komandave kanë edhe kontabilitetin e tyre. Unë kisha prona në të gjithë Shqipërinë por klubin Partizani nuk ishte e imja. E kishte Ministria e Mbrojtjes.
Qiriazi: Këtë iu kam thënë edhe unë. Kjo pronë ishte e ministrisë dhe se kujt i takonte firma nuk e di.
Qiriazi: Nuk e di, mund ta kishte Ministria e Mbrojtjes apo Shtabi i Përgjithshëm. Unë di që ka qenë e Ministres së Mbrojtjes dhe atëherë ka qenë me SHA Partizani, me klubin e futbollit Partizani me president Albert Xhanin. Unë u vura para një urdhri për një pronë që s’e kisha.. Unë po ju them kam qenë koshient në të gjithë atë ça kam bërë. Se si u firmos më tutje unë nuk di gjë. S’kam asgjë me pronarët, ta gëzojë kush e ka marrë. Unë vetë si shtetar përballë këtij urdhri nuk mund t’i përgjigjesha. Mua më erdhi urdhri i ministrit për ta firmosur dhe shefit të shtabit i kam kërkuar pse kjo pronë vjen për të firmosur unë kur unë nuk e kam në kontabilitet. Unë isha punonjës i shtetit dhe iu drejtova shtetit tim në bazë të ligjeve.
Malltezi: Ushtarakë merrnin para për të futur persona informalë. Kam raportin e anti korrupsionin që min i mbrojtjes të nisi masa disiplinore ndaj Qirjazit
Qiriazi: E njoh mirë këtë dokument!
Malltezi: Kini mirësinë të më dëgjoni. Në faqen 2 citon ju nuk është marrë asnjëherë në dorëzim nga komanda mbështetëse e s’mund ta dorëzojë. Kjo pronë thuhet është marrë në administrim. këto kanë përmendur drejtorët përkatës. Këto dy drejtorë thonë këto janë dhënë nuk paraqet interes. mbase ase dinit që aty bëhej ping pong me pronat por dinit që aty kishte persona informale.
Qiriazi: Nuk e dija aspak. kam bërë atë punë që më është caktuar të bëj. E di shumë mirë dokumentit dhe i jam përgjigjur duke iu drejtuar kryeministrit të kohës Sali Berisha dhe Bamir Topit. jam tërësisht i bindur në atë që kam bërë dhe thënë. I kam thënë të gjitha, prona nuk është në kontabilitet, nuk kam tentuar ta marr, kam dashur të bëj procedura ligjore që ta marr e të vijoj më tej dhe nuk më kanë lejuar.
Eni Vasili: Kanë dashur t’jua ngecnin firmën?
Qiriazi: Më vjen mirë që e the sepse unë nuk e thashë. Për sa kohë unë i vetëm merresha me këtë procedurë kjo i tregon të gjitha.
Eni Vasili: Në këndvështrimin tuaj, procedura e pasardhësit tuaj është e ligjshme apo jo, privatizimi domethënë?
Qiriazi: Zonja Eni, po shoh që zoti Jamarbër përpiqet të nxjerrë dokumente që nuk kanë të bëjnë me mua dhe duke thënë që kishte njerëz që merrnin ryshfet, ju siguroj që s’kanë lidhje me mua. Procedurën e kam nisur në 2009. Është njëlloj si një drejtori aty ti japësh urdhër shitma News24, është e tmerrshme. Në gjithë këtë kam bërë vetëm detyrën si shtetar. Është naive të mendosh që një gjeneral i Forcave të Armatosura, di ç’është urdhri dhe çpërpjekje bëhet për të zbatuar urdhrin e drejtuesve, por jam aq i qetë për gjithçka kam bërë. U transferova nga ajo komandë, u lirova në 2009, sot i kam sheshuar brenga dhe vuaj pasojat e diçkaje që kam zbatuar me urdhrat e shtetit. Ajo nuk është pronë e babait tim.
- Letra për Linda Ramën, Kombet e Bashkuara i përgjigjen PD-së: Rekrutimi, sipas rregullave dhe konkurrimit të hapur - 06/11/2024
- Zelensky përgëzon Trumpin për fitoren: Vlerësoj angazhimin e Presidentit ndaj qasjes ‘paqe përmes forcës’ - 06/11/2024
- Do ta urojë apo jo Donald Trump? Kremlini zbulon planet e Putin - 06/11/2024