Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, është martuar me partneren e tij prej shumë vitesh, modelen Georgina Rodríguez.
Ronaldo, 41 vjeç, dhe Rodríguez, 32 vjeç, kurorëzuan martesën në një ceremoni civile të zhvilluar më 11 gusht 2026 në Cascais të Portugalisë.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi për shtyp, ndërsa vetë Ronaldo konfirmoi martesën edhe në rrjetet sociale.
Futbollisti publikoi një fotografi ku shfaqen duart e çiftit me unazat e martesës, të shoqëruar me mbishkrimin e shkurtër: “C❤G”.
Historia e tyre e dashurisë filloi vite më parë dhe gjatë kësaj kohe ata kanë ndërtuar një familje të mrekullueshme. Megjithëse jetonin së bashku dhe kishin fëmijë, çështja e një martese zyrtare kishte mbetur një enigmë, me spekulime të shumta në media, disa prej të cilave sugjeronin se ata ishin martuar në fshehtësi më parë. Megjithatë, kjo foto duket se shënon momentin e vërtetë të betimit.

- ZYRTARE! Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez - 11/08/2026
- Nga Clinton te Trump/ Si shërbimi sekret e ka “zhdukur” Presidentin nga “Air Force One” - 11/08/2026
- Histori e trazuar - 11/08/2026
