Nipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është arrestuar mbrëmjen e sotme gjatë protestës para Kuvendit të Kosovës, ku prej orësh po kërkohet votimi përfundimtar i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Sipas Klan Kosovës, ai foli para kamerave edhe pasi ishte vendosur në pranga, duke komentuar ndërhyrjen e Policisë dhe duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë.
“Shoku nuk vlen në këtë regjim. Është veteran, veterani po e arreston një person që i doli ballë”, u shpreh ai teksa ndodhej i prangosur.
Arrestimi vjen pas përshkallëzimit të situatës rreth Kuvendit. Protestuesit janë përplasur me Policinë, ndërsa kjo e fundit ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka dislokuar kamionë me ujë.
Latest posts by Pena Albania (see all)