18.1 C
Tirana
06 / 10 / 2026

Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

Sara Goxhaj dhe Sadi Vorpsi janë emëruar në poste drejtuese në Bashkinë e Tiranës, duke marrë detyrat e nënkryetarëve.

Emerimi i tyre vjen në një moment kur struktura drejtuese e Bashkisë së Tiranës ka pësuar ndryshime të shpeshta dhe lëvizje të njëpasnjëshme në nivelet drejtuese të institucionit.

Sara Goxhaj nuk është një emër i ri në administratën e Bashkisë së Tiranës. Ajo ka mbajtur më herët poste si Shefe Kabineti etj.

Madje në mars të 2025, Kryebashkiaku Erion Veliaj, nga paraburgimi firmosi vendimin për shkarkimin e atëhershme nënkryetares Anuela Ristani dhe delegimin e kompetencave te Sara Goxhaj. Vendimi nuk u zbatua dhe Ristani vijoi të ushtronte funksionin e saj.

Po ashtu, edhe Sadi Vorpsi ka mbajtur postin e Prefektit të Tiranës 2013-2017 dhe më pas deputet i Partisë Socialiste 2017-2021.

Gjykata Kushtetuese i ka njohur të drejtën Veliajt për drejtimin e Bashkisë nga qelia e burgut, prej ku tashmë ka zgjedhur dyshen Goxhaj-Vorpsi për drejtimin e punëve në kryeqytet.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x