Nga Gentiana Begolli
Në njanën prej orëve të mësimit, Leka sot kish msu për UÇK-në.
Kur u kthy në shpi, m’pyti:
“Nanë, a është Dita e UÇK-së sot?”
I thash jo. I tregova që këto ditë po flitet shumë për shkak të gjykimit të krerëve të UÇK-së.
Është veç 7 vjeç. S’e kuptoi.
“Çka është gjykimi?” – m’pyti.
U mundova me ia spjegu sa ma thjesht. I tregova edhe për dënimin e katërshes së lirisë…
“Janë dënu, a?”
“Po, nanë.”
Pastaj heshti.
Jo qysh hesht një fëmijë kur nuk ka çka me thanë.
Heshti sikur po mundohet me kuptu diçka që ishte shumë e madhe për moshën e tij.
E pas pak, me atë pafajësinë e tij, m’pyti:
“A për qato ka kajtë mësuesja a?”
Aty m’u pre fjala. Edhe një lomsh tjetër mu mbledh në fyt sot, nga përmbajtja e vajit.
Se çka me i thanë një fëmije 7 vjeç, kur lotët e mësueses janë ma të lehta me u kuptu se padrejtësia që i ka shkaktu ato?
Mendova ne vete,
Përtej kufijve, fëmijët shohin si glorifikohen kriminelë si Mlladiqi.
E fëmija jem, veç 7 vjeç, pyet pse mësuesja ka qajtë për çlirimtarët e vendit të vet.
Çfarë padrejtësie me ia nis fminisë kështu…
Po unë jam e bindur që asnjë padrejtësi nuk zgjat përgjithmonë.
E vitin tjetër, kur Leka është paaak më i rritun, e ka me pasë më lehtë me e kuptu krejt këtë, shpresoj t’i them:
“Ata që ti i mësove në shkollë si çlirimtarë, historia nuk i harroi. E drejta e gjeti rrugën e vet.”
Veç vonim… se pshtim s’ka.
Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm.
(Shkrimi është marrë nga statusi në fb i autores)
- 85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë - 09/10/2026
- Tensione në Kuvend gjatë votimit për reformën territoriale, Bardhi hedh ujë dhe sende të forta drejt deputetëve të PS dhe Ramës - 09/10/2026
- “Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit”/ Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë - 08/10/2026