17 C
Tirana
06 / 11 / 2026

“Asfalt vetëm për gomat” – Mziu e paraqet si një skandal shqiptar, por pamjet janë nga Bullgaria

Postimi i deputetit demokrat Xhelal Mziu

Por pamjet që ka shpërndarë deputeti i PD-së nuk janë nga Shqipëria.

Një verifikim i fotografive në internet tregon se ato lidhen me një rast të raportuar në Sofje, në Bullgari, konkretisht në zonën e Dragalevtsit.

“Asfalt vetëm për gomat” - Mziu e paraqet si një

Kronika e nje televizioni ne Bullgari, ne vitin 2023

Edhe vetë rasti nuk është i ditëve të fundit. Fotografitë dhe mënyra e pazakontë e asfaltimit kishin qarkulluar në mediat bullgare dhe në rrjetet sociale që në vitin 2023, duke shkaktuar atëherë komente dhe ironi.

“Në rrugën Nenko Balkanski, asfalti është shtruar vetëm në të dyja skajet e rrugës, sa për të kaluar gomat e një automjeti”, shkruanin mediat bullgare për rastin.

Pra, “inovacioni i fundit i Rilindjes” i denoncuar nga Mziu rezulton të jetë një histori disa vite e vjetër nga kryeqyteti i Bullgarisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x