14.4 C
Tirana
04 / 11 / 2026

GJUHA ZOG/ Poezi

Nga Migel Flor*

Sa lutje shpirti për atë që desha

dhe fati -fat s’ ma kishte dhënë.

Për fat, këmishë prej gjarpëri vesha

por lutjet prap më mbetën nëmë.

***

Tej, kukuvajka diçka e ndolli,

në gjoks me frymën ritmon kureshtja.

Syri si bard këng’ lotësh solli

gjëm’ e vërtetë ishte vetë heshtja.

***

Eh botë e qullur mall e trishtim,

kukuvajkë-far ndrin fatet tona.

Qan e këndon thellë shpirtit im

e nëma prap mbetet e jona.

***

Në ç’ qiell dergjet, vallë syri sot

po ato lutjet, “ah”-et, fat’ngrënat?

Zot, si na e bëre dhe gjuhën zog?

Nga brengat, pengjet dhe të pathënat.

*Migel Flor është një poete me origjinë shqiptare që punon dhe jeton ne Greqi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x