18.1 C
Tirana
06 / 10 / 2026

Martin Leka: Kemi problem me “republikën e prokurorëve”, institucionet duhet të kenë dinjitet

Analisti Martin Leka ka komentuar zhvillimet politike dhe institucionale në vend, duke u ndalur te disa prej çështjeve që, sipas tij, kërkojnë më shumë vëmendje sesa debati publik mbi to.

Ai solli si shembull arrestimin e kreut të SHISH-it ndërsa ndodhej jashtë Shqipërisë, duke e cilësuar këtë si një çështje me rëndësi të madhe.

Më tej, ai u ndal te problematikat që lidhen me institucionet dhe reformën territoriale, duke përmendur edhe zhvillimet e paralajmëruara nga kryeministri Rama.

Leka theksoi se brenda institucioneve mund të ketë drejtues që shkelin ligjin, por sipas tij, çdo institucion duhet të ruajë standardet e veta të integritetit.

“ Është luks i madh të merremi me pasqyrën, sesa të marrësh parasysh disa ngjarje. Në Shqipëri ndodh që të arrestohet kreu i SHISH-it duke qenë jashtë Shqipërisë, që përbën një agresion të madh. Ne kemi problem me republikën e prokurorëve, me reformën territoriale, qoftë dhe ato që ka paralajmëruar Rama. Do shohim dosjen Kayo. Brenda këtij shteti ka dhe drejtues institucionesh që shkelin ligjin, por çdo institucion duhet të ketë certifikatën e dinjitetit.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x