Mbetjet e një ure të lashtë romake kanë dalë nga ujërat e lumit Tiber në Romë, ndërsa një thatësirë e zgjatur ka shkaktuar rënie të ndjeshme të nivelit të lumit.
E ashtuquajtura Ura e Neronit, rrënojat e së cilës janë bërë përsëri të dukshme pranë Bazilikës së Shën Pjetrit, pas javësh me pak ose aspak reshje shiu në kryeqytetin italian.
Ura dikur lidhte qendrën e Romës së lashtë me bregun e djathtë të Tiberit dhe mbahet mend në histori si emri i Perandorit Neron.
Megjithatë, arkeologët vlerësojnë se ndërtimi i saj është më i vjetër dhe ndoshta daton që nga koha e paraardhësit dhe xhaxhait të tij, Kaligula.
Rishfaqja e rrënojave të lashta është njëkohësisht një imazh mbresëlënës dhe një tregues i problemit serioz të mungesës së ujit me të cilin përballet Roma, sipas Associated Press.
Rrjedha e Tiberit ka rënë nën 80 metra kub ujë në sekondë, rreth gjysma e mesatares për korrikun, sipas Giovanni Gigandi, koordinator i qendrës së menaxhimit të ujit të Mbrojtjes Civile të Romës.
“Po përballemi me një krizë të madhe uji”, tha ai, duke shpjeguar se ndërsa reshjet e dimrit ishin relativisht të bollshme, ato u pasuan nga periudha të zgjatura thatësire.
- Mbrojtja e Thaçit kërkon lirimin e tij: Vendimi duhet të bazohet në prova, jo në spekulime - 10/09/2026
- “Rama më shkruan edhe në 12 apo 1 të natës”/ Dashnor Sula në “Shqipëria Live”: Nga skema me mishin te kontrollet e karburanteve - 10/09/2026
- Trump premtoi 5 mijë dollarë për çdo amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit, sa i ligjshëm është shpërblimi që garanton presidenti nëse triumfon? - 10/09/2026