Në Romë është duke u zhvilluar Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës.
Në konferencë merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë foton familjare me liderët botërorë.
Në këtë mbledhje të rëndësishme për Ukrainën, marrin pjesë përfaqësues të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të vendit të pushtuar nga Rusia.
Kjo konferencë është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Kur humb zgjedhjet të kap ‘neni i Lulit’, kur mbledh rob të kap ‘neni i Mulit’”, Murrizi për Salianjin: Statusi i PD nuk parashikon përjashtim - 26/01/2026
- Rama aty, Berisha aty, çfarë atëherë?! - 26/01/2026
- Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center-ve në dy kullat e Tiranës: Duart lart, mos prekni telefonat - 26/01/2026