Mbrëmja e së dielës do të mbahet mend gjatë, pasi Chelsea u bë fituesja e parë e Botërorit të Klubeve.
Ekipi anglez mposhti 3-0 në finale francezët e PSG, duke u bërë gjithashtu skuadra e parë në histori që ka fituar çdo trofe të mundshëm të UEFA-s dhe FIFA-s.
Chelsea e siguroi fitoren që në pjesën e parë, falë magjive të Cole Palmer, i cili dy herë mposhti portierin Donnarumma dhe më pas dha asist për Joao Pedro, i cili vulosi shifrat 3-0 që në mbylljen e pjesës së parë.
Si asnjë ekip tjetër më parë, Chelsea ka arritur të fitojë Champions League, Europa League, Conference League, Kupën e Kupave, Superkupë e Evropës, Botërorin e Klubeve dhe Kupën Interkontinentale.
Latest posts by Pena Albania (see all)