Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti aktivitet për interesa personale, foltoren që pritet të nisë Ervin Salianji ditën e sotme.
Në një konferencë për shtyp, kreu i opozitës tha se PD-ja ka forumet e saj dhe se çdo aktivitet tjetër jashtë këtyre forumeve nuk ka lidhje me partinë.
“Asnjë aktivitet, jashtë forumeve të PD-së nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD-së është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në. PD është parti me statut, me institucione, me forume. PD ka dhe do të ketë mbledhjen e forumeve, do të jetë një debat i hapur për cilindo anëtar. Çdo person tjetër që për qëllime private dhe personale, organizon takime, i ka ato në interes të vetin dhe nuk kanë asnjë lidhje me partinë. Kjo është për çdo forcë politike në botë”, tha Berisha.
Megjithëse e cilësoi një aktivitet për interesa personale, Berisha nuk iu përgjigj pyetjes nëse do t’i përjashtonte pjesëmarrësit në foltoren e Salianjit.
“Janë në funksion të këtij apo interesi, kjo mbetet për tu parë. PD ka kryesinë, Këshillin Kombëtar e deri te seksioni. Të gjithë kanë filluar të mblidhen për të bërë analizën e punës. PD ka dy objektiva kryesore, së pari po denoncon çdo ditë megaaferën korruptive të tunelit të Llogarasë; së dyti po merret me analizën e punës së saj pas vlerësimit ndërkombëtar që damkosi zgjedhjet”, u shpreh kryedemokrati.
- Humbi Topin e Artë dhe FIFA The Best, Raphinha shpallet lojtari më i mirë i vitit 2025 nga… fansat - 16/01/2026
- Paralajmëron spastrime masive në PD, Berisha: S’kanë vend ata që bashkëpunojnë me PS - 16/01/2026
- Pas letër-porosisë amerikane, SPAK “rëndon” Metën, dyshime për 280 mijë dollarë të tjerë - 16/01/2026