24.5 C
Tirana
05 / 10 / 2024

Vrasja e Liridonës, Apeli lë në paraburgim bashkëshortin e saj Naim Murselin, Granit Plavën e dy të dyshuarit e tjerë

Gjykata e Apelit në Kosovë ka refuzuar kërkesën e avokatit mbrojtës të të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt mbrëmjen e 29 Nëntorit në Prishtinë.

Pas vërtetimit të aktgjykimit, Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi më 3 Dhjetor të këtij viti, bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit, si porositës, Granit Plavës si ekzekutues dhe Kushtrim Kokallës si bashkëpunëtor iu caktua masa e paraburgimit në një kohëzgjatje prej 30 ditësh, nën dyshimin për vrasjen e 30-vjeçares.

Ndërkohë, kujtojmë se të dyshuarit të katërt në lidhje me këtë ngjarje, shtetasi T.D. i është caktuar masa e paraburgimit më 11 Dhjetor.

“Me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PPRKR.nr.309/2023 të datës 12.12.2023, të pandehurve N.M, G.P dhe K.K, i ’u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri N.M, ka kryer veprën penale në bashkëkryerje vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 dhe 1.4, lidhur me nenin 31 të KPRK, i pandehurit G.P, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.4 dhe 1.6 të KPRK dhe veprës penale secili veç e veç mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK, si dhe i pandehuri K.K për shkak të veprës penale marrëveshja për të kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.6 lidhur me nenin 35 të KPRK”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x