14.4 C
Tirana
04 / 11 / 2026

Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës”

Shkrimtari ka bërë publike listën e 100 personazheve të romanit të tij të ri, që përfshin 400 vite histori të kryeqytetit. Në të ndërthuren figura historike, mbretër, politikanë, artistë, arkitektë dhe personazhe të pazakonta, nga themelimi i Tiranës deri në periudhën e tranzicionit.

Shkrimtari Ben Blushi ka zbuluar listën e plotë të 100 personazheve që përfshihen në romanin e tij të ri, “Historitë e çmendura të Tiranës”, një rrëfim që shtrihet në katër shekuj histori të kryeqytetit shqiptar. Nga Sulejman Bargjini, i lidhur me themelimin e Tiranës, te Ahmet Zogu, Enver Hoxha, figura të njohura të kulturës dhe personazhe të tranzicionit, libri sjell një galeri të gjerë emrash që lidhen me historinë dhe kujtesën e qytetit.

Lista e publikuar nga Blushi përfshin figura të periudhave të ndryshme, duke nisur me Sulejman Bargjinin, Ibrahim Bargjinin, Ibrahim Toptanin, Kapllan Pashën dhe Haxhi Et’hem Beun. Në të gjenden gjithashtu Murad Toptani, Esat Pashë Toptani, Naim Frashëri, Abdyl Frashëri, Fan Noli, Avni Rustemi, Gjergj Fishta dhe Ndre Mjeda.

Një vend të rëndësishëm zënë edhe personazhet që lidhen me monarkinë shqiptare. Mes tyre janë Ahmet Zogu, Geraldina Zogu, Leka Zogu, si dhe Senije, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide Zogu. Në listë përfshihen edhe Wilhelm Wied, Otto Witte, Benito Musolini dhe Vittorio Emanuele.

Nuk mungojnë emrat e periudhës komuniste, mes tyre Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Sabiha Kasimati, Stanislav Zuber dhe Maks Velo. Krahas tyre, Blushi ka përfshirë edhe figura ndërkombëtare si Mao Ce Duni, Pol Poti, Nikita Hrushovi, Laurent-Désiré Kabila, Omar Bongo dhe Inácio Lula da Silva.

Veçori e listës është ndërthurja e figurave të njohura historike me emra që ngjallin kureshtje. Mes 100 personazheve janë edhe Edward Lear, Sarah Bernhardt, Harry Fultz, Franz von Nopcsa, Armando Brasini, Florestano di Fausto, Teodor Keko dhe Sudja, një emër i lidhur me periudhën e firmave piramidale në Shqipëri.

Dje Blushi ka shpjeguar se ideja për romanin lindi nga lidhja personale me Tiranën dhe nga dëshira për të sjellë në vëmendje periudha të historisë së saj që janë dokumentuar më pak.

“Kam lindur në Tiranë. Është qytet që e dua shumë”, është shprehur shkrimtari, duke theksuar se historia e qytetit ka boshllëqe të mëdha dokumentare. Sipas tij, për rreth 300 vite të së kaluarës së Tiranës ekziston një mungesë e konsiderueshme burimesh, ndërsa shekulli i fundit është shumë më i dokumentuar.

Blushi ka treguar se romani është ndërtuar në 38 kapituj dhe përfshin rreth 400 vite histori. Për ta bërë rrëfimin më dinamik dhe tërheqës, ai ka zgjedhur një strukturë që e krahason me një serial të Netflix-it.

“Tirana që njohim është e dokumentuar, ka datë të themelimit 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini”, ka deklaruar Blushi, duke shpjeguar se libri synon të tregojë njerëzit dhe ngjarjet që shoqëruan shndërrimin e qytetit në kryeqytetin e Shqipërisë.

Përmes kësaj galerie prej 100 personazhesh, shkrimtari ndërthur historinë e qytetit me ngjarje politike, episode kulturore dhe rrëfime për njerëz që kanë jetuar ose janë lidhur në mënyra të ndryshme me Tiranën.

100 personazhet e librit të Blushit

– Sulejman Bargjini
– Tyrjani
– Ibrahim Bargjini
– Ibrahim Toptani
– Ibrahim Kavaja
– Ibrahim Bushatlliu
– Humajum Hanëmi
– Kapllan Pasha
– Haxhi Et’hem Beu
– Ballkëzja
– Edward Lear
– Giorgio
– Mahmut Toptani
– Mamica Kastrioti
– Zenel Bastari
– Baba Shemimi
– Murad Toptani
– Naim Frashëri
– Refik Toptani
– Sadije Toptani
– Gani Toptani
– Esat Pashë Toptani
– Iljaz Toptani
– Petro Shallvari
– Abdyl Hamiti
– Wilhelm Wied
– Otto Witte
– Tundja
– Max Hoffman
– Burhanedin Mehmed Shezade
– Ignaz Trollmann
– Franz von Nopcsa
– Bajazit Doda
– Servete Maçi
– Ahmet Zogu
– Senije Zogu
– Myzejen Zogu
– Ruhije Zogu
– Maxhide Zogu
– Avni Xhaxhuli
– Shehzade Mehmed Abidi
– Beqir Valteri
– Harry Fultz
– Fan Noli
– Avni Rustemi
– Ndre Mjeda
– Gjergj Fishta
– Mehmet Shehu
– Armando Brasini
– Florestano di Fausto
– Benito Musolini
– Mid’hat Frashëri
– Abdyl Frashëri
– Skënderi
– Dhimitër Canco
– Haki Stërmilli
– Leo Elton
– Mehdi Frashëri
– Çapi
– Lef Nosi
– John Wesley de Kay
– Sarah Bernhardt
– Stavri Blushi
– Agavnia Mesqian
– Virxhinia Mesqian
– Shahan Mesqian
– Rupen Mesqian
– Vasil Laçi
– Vittorio Emanuele
– Geraldina Zogu
– Sali Njazi Dede
– Enver Hoxha
– Marko von Toptani
– Xhaviti
– Günter Netzer
– Akaki Horava
– Sabiha Kasimati
– Stanislav Zuber
– Mao Ce Duni
– Pol Poti
– Maks Velo
– Zheko Zhikov
– Odile Daniel
– Vladimir Butuzovi
– Nikita Hrushovi
– Çan Pa
– Laurent-Désiré Kabila
– Omar Bongo
– Inácio Lula da Silva
– Dhimitër Shuteriqi
– Josef Fitzthum
– Ajnshtajni
– Jani Basho
– Andromaqi
– Lirika
– Dyli
– Teodor Keko
– Sudja
– Gogo
– Leka Zogu

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x