Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka zbuluar shtetet me shpërndarjen më të madhe të zarfeve.
Ai tha se shtetet me të mëdha me shpërndarjen e zarfeve janë Italia, Greqia dhe Gjermania.
Sipas Celibashit deri më tani kanë votuar 111 emigrantë dhe janë tërhequr zarfet.
Celibashi: Kemi nisur sot përgatitjen e dërgimit të dokumentacionit zgjedhor për qarkun Korçë dhe Lezhë, në pjesën e dytë të ditës së sotme fillojmë me qarkun Tiranë. Deri tani kemi dërguar rreth 90 mijë zarfe që përbëjnë 36.3% të numrit total të zgjedhësve që janë regjistruar si votues nga jashtë. Shtetet me të mëdha me shpërndarjen e zarfeve janë Italia, Greqia dhe Gjermania.
Synojmë që gjithë procesin ta përfundojmë brenda dy ditëve, sipas raporteve që kemi marrë nga shërbimi postar votuesi i parë që i ka mbërritur zarfi me fletën e votimit i përket qarkut Dibër dhe është në Gjermani, i ka mbërritur në orën 07:15 minuta. Ky është votuesi i parë që ka marrë dokumentacionin zgjedhor të dërguar nga KQZ. Janë 111 votues që kanë votuar dhe kanë njoftuar me telefon postierin dhe është tërhequr zarfi.
- Faktet që na ndihmojnë të njohim më mirë gjeniun e çuditshëm të fizikës, Albert Ajnshtajn - 18/04/2025
- Sondazhi i Piepolit/ Një javë nga nisja e fushatës, Rama konfirmon fitoren me 50% të votave! Berisha mbetet në të njëjtat shifra! Çfarë ndodh me “të vegjlit” - 18/04/2025
- Ben Affleck flet si rrallëherë për Jennifer Lopez dhe marrëdhënien e tyre - 18/04/2025