17.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Gra si ti/ Rudina Osmanaj, fizikania e qeshur që mban lart emrin e Shqipërisë në kromodinamikën kuantike rrjetore!

Profesorët e fizikës kanë hije të rëndë. Por jo Rudina, e cila është fizikania më e qeshur që keni parë në jetën tuaj! Ndiqeni rrëfimin e saj mbresëlënës se përveç buzëqeshjes, ka dhe shumëpër të mësuar nga puna e saj kërkimore në fushën e kromodinamikës, aty ku shkëlqeu profesori i ndjerë Artan Boriçi dhe që Rudina po e çon përpara me koleget e saj nga Shqipëria.

Rudina, ju keni lindur në vitin 1985. Përpara viteve ’90-të, brezat kishin një lloj diktimi nga sistemi se, çfarë dege do tëstudionin në Universitet. Ndërkohë ju i përkisni një brezi që e ka zgjedhur vetë shkencën si profil studimesh. Mund të ndani me ne nga buron ky pasion i juaji për fizikën? 

Unë vërtet kam lindur në vitin 1985 dhe në gjimnaz kam patur predispozita shumë të mira dhe kam qenë shumë e mprehtë nëproblemet e fizikës. Kam patur një mësues fizike shumë të mirënë fakt, i cili gjithmonë më stimulonte dhe më orientonte drejt shkencës. Është një fat shumë i madh që të kesh një mësues tëmirë, i cili duhet të të frymëzojë. Kur unë kam konkurruar, sepse ka qenë brezi kur shkolla e lartë bëhej me konkurs, unë kam konkurruar vetëm për degën e fizikës. Të gjithëbashkëmoshatarët e mi, madje edhe prindërit u shokuan nga ky vendim imi, që konkurrova vetëm në fizikë dhe thanë “Çfarëpate?!”. Isha e bindur që doja të bëja fizikë, sepse më pëlqente çdo gjë që kishte të bënte me fizikën. Më pëlqente e panjohura, doja të shpjegoja natyrën, kisha gjithmonë një “Pse” për gjithçka. Profesori im i gjimnazit, Bujar Vila, ka qenë ndër ata njerëz që më ka frymëzuar shumë dhe më ka shtyrë drejt fizikës. 

Ju të gjitha etapat e kualifikimit i keni kaluar në Universitetin e Tiranës. Në 2009 keni marrë diplomën e integruar të nivelit tëdytë. Më pas keni kryer masterin e nivelit të dytë, doktoratën dhe në qershor të këtij viti keni marr titullin Profesor i Asociuar nëFizikë Llogaritëse, Simulim dhe Kromodinamikë Kuantike Rrjetore. Ku synoni të arrini si fizikane dhe si kërkuese? 

Unë gjithmonë kam patur dëshirë që të merrem me shkencë. Sigurisht që kur kam mbaruar fakultetin, nuk e kisha idenë qëfizika kishte kaq shumë mundësi kërkimore studimi. Për herë tëparë jam njohur me Kromodinamikën Kuantike Rrjetore në vitin 2009, sapo kisha mbaruar fakultetin, dhe profesori i ndjerë Artan Boriçi më propozon që të bënim mikrotezën bashkë. M’u duk njëtemë shumë e vështirë në fakt, sepse është një fushë qëgërsheton Fizikën, Informatikën, Programimin. Dhe unë fillova me dëshirën për të mësuar dhe duke marrë pjesë nga çdo degë. Dhe dalëngadalë fillova që ta ndieja veten të sigurtë. Ajo që unëdua dhe synoj është që, të jem një kërkuese që të vazhdoj dhe tëbëj emër në Kromodinamikë Kuantike Rrjetore dhe ta mbaj lart emrin e Shqipërisë në ketë drejtim. Sepse është një fushë që nëShqipëri nuk ka kërkues shkencorë. Ka qenë pikërisht profesor Artan Boriçi, që me dëshirën e tij më ka marrë mua dhe zonjën Dafina Xhako nga Politekniku dhe na ka trajnuar e na ka mësuar si të bëjmë kërkime në këtë fushë. Me humbjen e tij, ne e ndiejmë si detyrim moral që ta vazhdojmë dhe ta çojmë më tej pikërisht kërkimin në këtë fushë. Dhe ajo që unë doja vërtet është që të mbaj lart emrin e Shqipërisë në KromodinamikënKuantike Rrjetore. E thënë shumë shkurt, Kromodinamika Kuantike Rrjetore është të marrësh e të bësh eksperimente nëkompjuter për të shpjeguar dukuri që nuk mund ti bësh me eksperimente në natyrë.

Zakonisht ka një hamendësim që vajzat apo kushdo tjetër qëzgjedh shkencën, duhet të sakrifikojnë nga koha e tyre, sepse duhet të lexojnë, duhet të sakrifikojnë jetën personale. Si ka qenëeksperienca jote? A kanë qenë të vërteta këto hamendësime? Duke nisur me rrugëtimin tënd nga studimet e nivelit e parë tëfakultetit e deri në marrjen e titullit Prof. Asoc?

Në fakt, fizika është nga ato drejtime që nëse kupton thelbin e gjërave, të duhet punë patjetër, por nuk është si mjekësia ku duhet patjetër të ulesh dhe të studiosh. Unë mbaj mend që nëvitet kur do konkurroja për në shkollë të lartë, të gjithë thonin vazhdo mjekësinë, si nxënëse e mirë që isha. Por unë doja njëshkollë që të shkoja, të dëgjoja, të kuptoja e ta ndieja veten qëmë pëlqejnë këto gjëra e nuk do rri të humbas shumë kohë. Madje ky është një stereotip, që ju keni të drejtë kur e përmendni, që ata që studiojnë shkencë rrinë tërë kohën para kompjuterit e para librave. Në vitin e parë ishte interesante,sepse unë kam qenë tip goxha social, dhe kur dalin notat e semestrit të parë të gjithë habiten me notat e mia “Ua Rudina, pse ti mësoke?!” Dhe u thashë, shiko nuk ka nevojë që të rrish gjithë kohën e të lexosh. Sigurisht që kohën do t’ia dedikosh, duhet të lexosh përditë, sepse përballesh çdo ditë me sfida e mëson gjëra të reja. Por nuk duhet patur ajo ideja e gabuar që ata që bëjnë shkencë janë patjetër njerëz që rrinë para kompjuterit e që nuk kanë jetë sociale. Kjo nuk është fare e vërtetë në fakt. Mua më ka bërë mirë dhe një fakt tjetër, që unë gjatë kohës qëkam qenë studente kam qenë dhe në punë. Punoja te Gazeta Shqip dhe kam qenë koordinatore. Unë punoja gjithmonëpasdite, kisha 1-1.5 orë punë të mirëfilltë dhe duke qenë e izoluar në kuptimin e jetës sociale, detyrimisht lexoja. Isha gjithmonë duke lexuar, duke mësuar gjëra dhe kjo më ka bërëmirë në njëfarë mënyre. Kam idenë që është stereotip i gabuar mendimi që ata që bëjnë shkencë janë patjetër njerëz tëçuditshëm.

Ju keni botuar një numër të madh artikujsh rreth fizikës nërevista shkencore, brenda dhe jashtë vendit. Jeni autore dhe bashkëautore në 17 publikime dhe keni marr pjesë në një numër të madh konferencash ku keni referuar tema të rëndësishme tëfizikës bashkëkohore. A është i njëjti ritëm pune i një fizikanti nëShqipëri me atë të kolegëve të tjerë në vendet e tjera të botës? Duke patur parasysh kushtet në të cilat punoni, infrastrukturën në të cilën keni akses, burimet në të cilat keni akses, që kane diferencë mes vendit tonë dhe atyre që janë më të zhvilluar. 

Sigurisht që në Shqipëri të bësh kërkim shkencor është e vështirë. Bota punon me grupe kërkimore, ku sigurisht nuk janënjë apo dy veta që bëjnë kërkim shkencor, është grup, dhe secili ka pjesën e vet të punës. Çdo anëtar ka rëndësinë e vet. NëShqipëri është goxha më e vështirë dhe më sfiduese, sepse tëduhet ti kërkosh mundësitë, ndërkohë që në botë ti i ke mundësitë. Por e mira le të themi, e fushës sime kërkimore ështëqë të mjafton një kompjuter, të duhen algoritme, të duhet edhe tëkuptosh dy-tre gjëra në natyrë. Duke qenë se unë kam nevojëvetëm për një kompjuter, po goxha të mirë ama, unë mund të bëj simulime dhe mund të jem më e pavarur nga ç’mund të jenëkolegë të mi që punojnë në fusha eksperimentale, të cilat duan aparatura shumë të mira, duan fonde. Sepse që të bësh kërkim shkencor, sigurisht që të duhet dhe mbështetje financiare. Fakti që unë punoj në këtë drejtim më ndihmon shumë dhe kam vënëre që sa herë jam në konferenca të Rrjetës dhe Kromodinamikës Kuantike Rrjetore, shoh që pavarësisht se jemi në Shqipëri dhe të duket sikur mbahemi që të mbijetojmë, jemi goxha mirë dhe mund të ballafaqohemi shumë shumë mirë me kolegët tanë qëpunojnë në të njëjtën fushë.

Po mundësitë për të rritur grupin tuaj kërkimor, të përbërë nga dy persona? Përthithjen e studentëve të rinj, në mënyrë qëtrashëgimia e profesor Boriçit të jetojë?

Po, ne këtë tentojmë. Madje, jo më larg se para dy muajsh, nëqershor, ne organizuam një shkollë që ishte mbi shkencën e tëdhënave, grimcat dhe astrogrimcat. Kjo shkollë ishte e fokusuar në Astrofizikë, në Kromodinamikën Kuantike Rrjetore dhe Shkencë të dhënash. Në mënyrë që ne ti frymëzojmë e t’u themi studentëve që fizika nuk është vetëm ai mësuesi i fizikës, shkumësi dhe tabela, por ka dhe gjithë këto gjërat e tjera; që ju mund të vini, të kërkoni. Do shihni që duke punuar, dhe jashtë, duke bërë trajnime ti sheh dhe fillon punon, kërkon dhe grupijonë rritet. Në fakt, ne kemi tentuar të afrojmë mjaft studentë qënë tezat e masterit, që të paktën të mundohen ta provojnë njëherë, pavarësisht se kjo është një fushë sfiduese. Në këtë mënyrë, dhe grupi ynë rritet. 

Në vijimësi të asaj çfarë po thonit, si ju duket brezi i ri i studentëve të Fizikës në Shqipëri? Ka më shumë interes nga ç’ka patur kur i jeni futur kësaj fushe, apo është e njëjta situatë, apo ka më pak interes? Grupi juaj kërkimor është i përbërë nga dy vajza, dy gra le ta themi, si duket qasja e vajzave në fushën tuaj dhe çfarë duhet të bëjmë më shumë që vajzat ta zgjedhin mëshumë këtë fushë studimi dhe ta vazhdojnë gjate gjithë kohës, ashtu siç edhe ju? 

Atëherë, unë po flas për fizikën si drejtim dhe si degë: trendi ka patur ato ulje-ngritjet e veta. Për shembull, kur kam qenë unëstudente ka patur shumë shumë vajza, sepse ka qenë ideja që do dilnin mësuese dhe për femrat është menduar gjithmonë qëmësuesia është një profesion shumë i mirë. Ka qenë për ca vite ky trend. Pastaj duke qenë këto lëvizjet dhe gocat po shkonin nëtrajnime, po bënin doktorata, po bënin mastera nëpër vende tëhuaja në BE dhe Amerikë, filluam të gjitha ne tëfrymëzoheshim, sepse kishim një imazh tjetër që na tregonte se nuk do bëheshim vetëm mësuese fizike. Pati një bum, të paktën çdo vit ne kemi promovuar dhe ka patur studentë që kanëvazhduar doktoratat jashtë, janë kthyer, kanë patur post-dok jashtë etj. Ishte një periudhë disa vjeçare, kjo për shkak tëngritjes së mesatares për tu pranuar në degën e fizikës, që solli një ulje të studentëve. Por, mua më vjen shumë mirë ta them këtë, studentët e vitit të dytë ku unë kam dhënë gjithmonëmësim, duken të interesuar dhe veçanërisht gocat, për t’iu afruar fizikës e këtyre fushave studimore jo dhe aq të thjeshta. Kjo mëka pëlqyer shumë dhe vërtet i përgëzoj shumë ata studentët e vitit të dytë, sepse janë ndër studentët që më kanë motivuar dhe mua për të vazhduar, për t’u ofruar mundësi dhe për t’u thënë“Ecni përpara sepse keni mundësi plot për të studiuar në fizikëdhe për të bërë emër. Mjafton të keni dëshirën”. E kanë treguar shumë studentë, bashkëmoshatarë të mitë, që kur kanë shkuar jashtë kanë ecur përpara dhe kanë bërë emër.

Doja t’ju pyesja nëse mund të ndaleni në një moment të bukur nga puna juaj, që mund ta ndajmë dhe me audiencën. Diçka të cilën ju mbani dhe e ruani në kujtesë. Qoftë kjo para kompjuterit duke bërë modelime, apo nëpër konferenca, apo udhëtimet tuaja.

Në fakt momente të bukura kam plot, por të paktën dy gjëra dua ti ndaj me ju. Kjo më bën dhe krenare në njëfarë mënyre. Në një nga konferencat e Rrjetës, ku unë po prezantoja punën mbi të cilën kishim punuar unë profesor Artani dhe Dafina, pasi fola dhe bëra prezantimin tim u ndjeva shumë krenare kur 2-3 persona që punonin në një drejtim shumë të përafërt me drejtimin tonë u ngritën dhe bën pyetje, dhe përgëzuan punën që ne kishim bërë sepse rezultatet që merrte grupi i tyre kërkimor me rezultatet që kishim ne përputheshin në mënyrë spektakolare. Unë aty jam ndjerë vërtetë shumë krenare për punën që kisha bërë. Po ashtu, në konferencën e vjetshme të Rrjetës, më erdhi një propozim shumë interesant dhe isha shumë e nderuar që më erdhi, nga Stefan Durr që është kërkues shkencor në Universitetin e Wuppertal, George Monhippel dhe Johannes Webber që punojnë në Gjermani, për të organizuar një workshop mbi fermionet minimalisht të dubluara dhe ne do ishim grupi organizativ i këtij workshop-i. Në fakt u ndjeva shumë e nderuar, jo vetëm për faktin që isha nga Shqipëria, që isha femër, por edhe për faktin që isha e vetmja zonjë shqiptare në grupin organizativ të këtij workshop-i. Dhe ne jemi duke e organizuar këtë workshop. Ai do mbahet në Mainz, në Mars të vitit 2023. Këto ishin dy momente që unë u ndjeva e privilegjuar dhe u ndjeva dhe krenare për veten. 

Çfarë motivimi ka tjetër në punën tuaj, në jetën tuaj që ju shtyn të vazhdoni të kërkoni në këtë fushë. A keni ju ndonjë model që ju ka ndihmuar ashtu siç ne po përpiqemi të promovojmë modele? A keni ju një model që ju ka frymëzuar dhe keni ndjekur në karrierën tuaj? 

Unë në fakt në vitet e para të shkollës kam patur dy zysha të miat që i kisha shumë qejf dhe më pëlqente t’u ngjaja. Sigurisht diçka të marr nga njëra e diçka nga tjetra. Ishin Mimoza Hafizi dhe Margarita Ifti, që ka qenë udhëheqësja ime e diplomës. Kanë qenë shumë gra të forta dhe ato në fillim më kanë dhënë këtë frymëzim për t’iu afruar shkencës. Pastaj, duke qenë se kam punuar dhe me profesor Boriçin, që ka qenë një profesor shumë punëtor, ai më ka mësuar që dhe në momentet e vështira kur gjërat nuk ecin, ti nuk duhet të dorëzohesh. Duhet të provosh. Nuk eci në një drejtim, do kalosh e do kërkosh në një drejtim tjetër. Kjo është fryma e kërkimit shkencor. Asnjëherë nuk duhet të dorëzohesh para sfidave dhe kjo më ka bërë shumë mirë. 

Një grua tjetër e fortë që më ka pëlqyer dhe frymëzuar shumë është një grua qipriote, që punon në Kromodinamikë Kuantike Rrjetore. Quhet Kostantina Alexandropuli, punon momentalisht në Qipro. Ka punuar më parë nëpër botë dhe ajo ishte ndër ato gra që erdhi në Qipro dhe krijoi një grup shumë të fortë të Kromodinamikës Kuantike Rrjetore. Madje ishte ndër gratë që u bë kryetare e Akademisë së Shkencave të Qipros. Ajo është nga ato gra që tregon se me punë ti mund t’ia dalësh, mund të jesh e suksesshme, mund të kesh një familje shumë të mirë dhe të lumtur. Më ka frymëzuar dhe ajo kur e kam njohur për herë të parë në 2010. 

Por tanimë nuk kam modele në fakt. Tani them që duhet të jesh vetja, duhet të kërkosh më të mirën. Kjo është ajo që unë të paktën dua t’u mësoj vajzave të mia. Dhe jo vetëm vajzave të mia, por edhe vajzave të tjera që të mos kenë atë idenë e princeshës, të kukullës, mundohuni që të jeni vetja ashtu si jeni të forta dhe të ecni para në shkencë. Sepse kjo ju bën të pavarura dhe në mendime.

Folëm për fizikën që është një pasion i juaji, po çfarë pasionesh të tjera keni dhe a mund të na tregoni pak për familjen tuaj?

Një ndër pasionet e mia janë udhëtimet. Mua më pëlqen shumëtë udhëtoj, të eksploroj. Mundohem të paktën në Shqipëri tëshkoj dhe në copëza që jo gjithmonë janë promovuar dhe e gjej veten shumë mirë. Më ka bërë shumë mirë të udhëtoj. Të paktën vitet e para kam lëvizur shumë nëpër workshop-e, trajnime, shkolla dhe gjithmonë në një vend të ri shikon kulturën, traditën. Kjo më ka bërë akoma më shumë kurioze për të udhëtuar dhe për të njohur vende të tjera të botës. Mendoj që në të ardhmen tëzgjeroj gamën e vendeve për t’u eksploruar. Për sa i përket familjes sime, unë kam dy vajza dhe bashkëshortin tim, i cili mëka mbështetur shumë, sepse pa ata unë sigurisht që nuk do t’i kisha këto arritjet e mia. Duke nisur që nga lëvizjet, që më duhet të shkoj në shkolla, në konferenca, do kisha ato pengesat e mia. Por ata kanë qenë një mbështetje shumë e fortë. Madje, nuk e di pse është ky stereotipi i gabuar që njerëzit thonë që vajzat/gratëkur bëjnë kërkim shkencor, kur bëjnë doktorata, fëmijët janëpengesë. Jo, në fakt. Unë nuk e kam hasur fare si pengesë. Madje ata janë frymëzim e të çojnë përpara. Unë jam shumëkrenare që ata më kanë mbështetur dhe dua që dhe vajzat e mia të kenë një shembull të një gruaje të fortë që ecën. Të fortë nëkuptimin e një gruaje që di ti përballojë gjërat e që di tëmbijetojë në çdo lloj ambienti dhe që mund të jetë e pavarur. Kjo është e gjithë ideja që ne duhet të promovojmë për vajzat: Ne mund t’ia dalim, i kemi të gjitha mundësitë. Madje ndonjëherë mund të bëjmë kërkimin më mirë se burrat.

Podcastin e plotë e gjeni më poshtë ose klikoni këtu

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x