Kisha shumë vite që kisha vdekur
Erdhën plot njerëz dhe në varrim
Sa fjalë të bukura që kishin gjetur
I kishin shkruar mbi varrin tim…
***
Sa turp më vinte, sa më peshonte
Rrasa e varrit me ato fjalë
Ndonëse parajsa nuk më pranonte
Ndoshta dhe shpirti s’më kishte dalë…
***
Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…
***
Tani që s’jam, mos u frikësoni!
Se larg prej jush vendin e gjeta
Rri kuvendoj me Perëndinë
Ai s’paska frikë nga e vërteta!
Agim Doçi
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Opozitë e shitur”/ Protestuesit përplasen me deputetët, “nuk i kursehen” as Goxhajt: Mos bëj negociata - 02/07/2026
- Gaz lotsjellës, ujë dhe zvarritje, Berisha për përplasjet në protestë: Dhunë shtazore e urdhëruar nga Rama - 02/07/2026
- “Mos u merrni”, komentet dhe fyerjet në rrjetet sociale, Rama: Unë nuk zbres më në këtë “baltë” të algoritmit - 02/07/2026