Momente tensioni janë shënuar në protestën studentore që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit kundër kryeministrit Edi Rama. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama, ndërkohë që pjesë sloganit të tyre janë thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Një grup studentësh i kanë flakën 2 koshave me mbeturina në “Rrugën e Durrësit”, të cilat u shuan shpejt pas ndërhyrjes së policisë.
Prej më shumë se një muaji vijon protesta studentore në Tiranë. Ata kanë vendosur vijimin e protestave kundër Ramës, duke i zhvilluar ato në 2 ditë të javës: të mërkurën dhe të shtunën, në orën 14:00.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Po tenton të kontrollojë Drejtësinë? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, konflikti thellohet deri në Gjykatën e Lartë! - 14/11/2026
- “Merr Ministrinë e Bujqësisë dhe ik nga Bashkia e Tiranës!”- Braçe pas spekulimeve: Po tani çfarë do thoni? Nuk bëj pazar për karrige me votat - 14/11/2026
- Martin Leka: Koçiu e Demo janë dy figura që të imponojnë respekt institucional dhe njerëzor/ Spiropali ngriti “shkelmat” ndaj Ramës kur iu prishën interesat - 14/11/2026