Erion Veliaj tenton të prishë Asamblenë Socialiste në Gjirin e Lalëzit, por përfundon brenda një ore jashtë politikës. Edi Rama e shkarkon nga drejtimi politik i Tiranës, pasi Veliaj tentoi të impononte mocion kundër tij nga burgu. Por efekti i vetëm politik sot i Veliajt ishte ftesa që ai mori nga Sali Berisha. Kreu i PD-së e ftoi atë të bashkohej në aleancë politike kundër Partisë Socialiste dhe Edi Ramës.
Analisti i njohur, Martin Leka, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se Veliaj hodhi gurin e tij të fundit, në përpjekje për të anashkaluar akuzat e penale të Prokurorisë së Posaçme në akuza politike.
“Mendoj se nuk ishte letra e fundit, e cila kërkonte disa masa, mes të tjerash mocionin për shkarkimin e Edi Ramës. Ai po përdor gurin e tij të fundit për të anashkaluar akuzat juridike të SPAK për t’i devijuar ato në akuza politike. Për ta trajtuar Veliajn si një të burgosur politik; të kujt, të Edi Ramës, Opozitës, duhet të fantazosh gjëra nga më të çuditshmet”, tha ai.
Ai theksoi se Elisa Spiropali dhe Erion Veliaj kanë hyrë në Partinë Socialiste pa asnjë kontribut dhe kanë përfituar prej saj pushtet dhe ofiqe të tjera. Më tej, Leka mori shembullin e Spiropalit, e cila sipas tij, sapo Rama e hoqi nga ministre e Jashtme, filloi të “shkelmonte” Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.
“PS është e ndarë në dy pjesë, e para është partia e socialiste e socialistëve dhe e dyta është partia e shokëve të Edi Ramës. Si Spiropali, si Veliaj,e të tjerë, nuk i janë bashkuar PS por kanë ardhur si miq e shokë të Ramës. Iu ka pëlqyer pushteti, morën pushtet nga Rama, morën poste, morën dhe para dhe shumë privilegje të tjera dhe pasi iu ikën të gjithë këto interesa filluan anatemat. Menjëherë pasi u shkarkua nga ministre e Jashtme, Spiropali filloi të ngrinte shkelmat ndaj Edi Ramës dhe ndaj PS.
Lidhur me ato që tha pas mbledhjes së socialistëve Sali Berisha, Leka tha se ky është një diversion i madh që e bën Sali Berisha, por duke bërë këtë diversion, u jep edhe një të shtyrë tjetër, përveç tatëpjetës që kanë marrë vetë, tha ai.
Gjatë diskutimit Leka analizoi dhe caktimin e Albana Koçiut dhe Ervin Demos si drejtues politikë për Tiranën.
Sipas tij, kjo është një lëvizje e zgjuar, ndërsa tha se nuk përjashtohet mundësia që Partia Socialiste të nxjerrë si kandidat për Bashkinë e Tiranës, Ervin Demon.
“Janë dy figura që të imponojnë respekt institucional dhe njerëzor. Mendoj se dalja në skene e këtyre do të thotë një konsolidim të pozitës aktuale të zv.kryeministres Koçiu dhe të një kandidature të mundshme të z. Demo për Tiranën.
“Sulmi që i bën Berisha Demos është për ta konsideruar më shumë si një kandidat potencial për Bashkinë e Tiranës. Nëse është kandidat i Bashkisë së Tiranës, mund ta quajmë që sot kryetar të Bashkisë. Berisha e ka të humbur si bashkinë e Tiranës dhe bashkitë e tjera”, tha ai. /abcnews
- Po tenton të kontrollojë Drejtësinë? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, konflikti thellohet deri në Gjykatën e Lartë! - 14/11/2026
- “Merr Ministrinë e Bujqësisë dhe ik nga Bashkia e Tiranës!”- Braçe pas spekulimeve: Po tani çfarë do thoni? Nuk bëj pazar për karrige me votat - 14/11/2026
- Martin Leka: Koçiu e Demo janë dy figura që të imponojnë respekt institucional dhe njerëzor/ Spiropali ngriti “shkelmat” ndaj Ramës kur iu prishën interesat - 14/11/2026