Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Sikurse kishte paralajmëruar vetë, Erion Veliaj ka shkuar sot në ambientet e SPAK.
Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiaku Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës.
“Kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”, dëgjohet duke iu drejtuar Erion Veliaj.
Më pas, ai iu është drejtuar ambienteve të brendshme të Prokurorisë.
Mendohet se Veliaj ka shkuar në SPAK për të dorëzuar dokumente shtesë në ndihmë të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Zjarri në Krujë/ “Zero dëme në njerëz dhe banesa”, Braçe i përgjigjet komentuesve: Me 4.2 milionë euro do ishte shuar menjëherë? Ky është cinizëm - 09/08/2026
- Nga kontrata e shkruar në një pecetë te presioni për të kaluar te Reali, si Jorge Messi udhëhoqi të birin drejt karrierës së tij ikonike - 09/08/2026
- Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut - 09/08/2026