Partizani fitoi 0-1 me Tiranën për javën e 15-të të Superligës në “Air Albania”.
Një gol i Xhuliano Skukës në minutën e katërt rezultoi deçiziv, teksa fundi i sfidës solli edhe përplasje mes lojtarëve në fushë.
Një flamur me ngjyrat e kuqe që lojtarët e Partizanit kërkuan të vendosnin në mesin e fushës bëri që përlëshja mes lojtarëve të vijonte me të shtyra.
Në fushë nuk munguan as tifozët që më pas u ndalën nga siguria.
https://zebra.cdnja.co/v/kg/kg6k1.mp4?token=qPEt1GKzt4GFteSIGwXrYA&expires=1671662812