1.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

Jonida Maliqi, kampione e këngës dhe pakti i saj për të mbetur përgjithmonë e bukur

Kampionia e këngës dhe Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision Song Contest 2019”, fituesja e “Kënga Magjike 2008”, rikthehet në konkurrim pas 11 vitesh, ndonëse në edicionet e kaluara, ajo ka qenë pjesë e rëndësishme e anëtarëve të jurisë. Bëhet fjalë për Jonida Maliqin, e cila tashmë në vite, daljet skenike i ka “rallë e për mallë”. “Asnjë tjetër” titullohet kënga e saj, e cila rikthen Jonidën e kohëve të vjetra, duke qenë se materiali muzikor gërshetohet me elemente të shumtë folklorikë, njejtë si këngët e dikurshme të Jonida Maliqit.

Këngëtarja është një nga personazhet publikë më të kuruar, ku ndër vite është shquar për stilin dhe look-un e veçantë, duke sjellë risi në paraqitjet televizive në Shqipëri. Vlen të thuhet se Maliqi gjithashtu është një ndër influenceret më në zë në rrjetet sociale. Kjo është edhe arsyeja pse pyetjet në pentagramin e saj u lidhën me paraqitjen. Ardit Gjebrea drejtoi pyetjen: “Sipas Oscar Wilde, Dorian Gray ia shiti shpirtin djallit për të qenë gjithmonë i ri. Çfarë do sakrifikoje ti për të qenë gjithmonë e re dhe e bukur?”

Jonida Maliqi, më shumë humor u përgjigj: “Sa kam sakrifikuar!!! Ja shih e shkruaj. Duhet të jem e sinqertë.” Duke treguar trupin e saj, e duke dhënë një përgjigje me sportivitet, drejtuar portaleve, të cilat flasin për ndërhyrjet apo mirëmbajtjet estetike të këngëtares.

Kjo është pjesëmarrja e 10-të e këngëtares në “Kënga Magjike”. Kanë mbetur edhe dy javë për të parë nëse kjo pjesëmarrje jubilare do të kurërozhet me fitore, ose jo.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x