19.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Vdekja e të riut në Tiranë, dyshohet se ndërroi jetë pasi gëlltiti dy qese me kokainë gjatë ndjekjes nga Policia

Një burim pranë Spitalit të Traumës i tha ekskluzivisht Gazetasi.al se Lear Kurti ndërroi jetë mbasi kishte gëlltitur dy qese me kokainë, që policia mos t’ia gjente në trup.

Gjatë ndjekjes policore, besohet se dozat e kokainës janë çarë, duke i sjellë shtangësinë e menjëhershme dhe për pasojë vdekjen.

Ky është versioni paraprak i burimeve.

Megjithatë priten dhe të dhëna të tjera, si këqyrja e dhjetëra kamerave të sigurisë dhe marrja ne pyetje e disa të rinjve që gjendeshin në rrugën “Don Bosko”, kur policia u afrua dhe i hodhi prangat 32-vjecarit.

I riu identifikuar si Lear Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar gjatë ndjekjes policore, e cila për gati 4 minuta u vu në ndjekje të tij, pasi ai nuk iu bind patrullës.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, njoftoi se i riu u pa duke ecur në këmbë pa shoqërinë e dikujt tjetër në rrugën “Riza Cuka”.

Njëri  nga oficerët e komisariatit numër tre, qe njihet si efektiv që sapo ka nisur detyrën në polici, i kërkoi të paraqesë dokumentet.

I riu fillimisht ka ndaluar, por më pas ka vrapuar nga rruga “Riza Cuka” deri në “Don Bosko”.

Pranë një marketi, policia deklaron se ai u ul në një stol dhe disa të rinj panë se si policia i hodhi prangat.

Viktima njihet si përdorues droge dhe është shoqëruar disa herë nga policia. Përpos njoftimit të AMP-së, ende nuk ka një version zyrtar për shkaqet e vdekjes së tij./javanews

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x