13.5 C
Tirana
05 / 02 / 2026

Spiropali takon homologun grek për çështjen e mbrojtjes sociale dhe pensioneve

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Athinë ku është takuar me homologun grek, Giorgios Gerapetritis, Ministër Shteti për Çështjet Politike.

Spiropali shprehet se gjatë takimit kanë biseduar për situatën politike në dy vendet tona, forcimin e marrëdhënieve strategjike dhe bashkëpunimit të gjithanshëm me Greqinë. Ministrja e cilëson komunitetin shqiptar në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri si dy ura lidhëse që lehtësojnë bashkëpunimin dhe forcojnë marrëdhëniet e miqësisë mes dy vendeve.

Nga ana tjetër dy zyrtarët kanë diskutuar edhe për njohjen e viteve të punës, çështje për të cilën dy vendet janë ende në negociata.

“Diskutuam për rëndësinë dhe avancimin në tjetër nivel të negociatave Shqipëri – Greqi për mbrojtjen sociale dhe pensionet, një marrëveshje që do të mundësonte njohjen e viteve të punës të mijëra qytetarëve shqiptarë që punojnë në Greqi dhe e anasjellta”, shprehet Spirolapi.

Ministri Gerapetritis e vleresoi si çështje me ndjeshmëri të lartë dhe mori angazhim për ta koordinuar më tej këtë proces të domosdoshëm.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x