Nga Eduard Zaloshnja
Duke ekstrapoluar statistikisht rezultatet e sondndazhit të fudit ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se sot koalicioni i PD-së ka zbritur në kuotën e 54 votave brenda vendit për çdo 100 vota të PS-së (dmth, votat e PS-së janë sot pothuaj sa dyfishi i votave të koalicionit të PD-së). Kurse partitë e tjera të vogla kanë zbritur në 11 vota për çdo 100 vota të PS-së (shihni grafikun e mëposhtëm).
Vetëm tetë muaj më parë, koalicioni i PD-ASHM mori brenda vendit 66 vota për çdo 100 vota të PS-së. Kurse partitë e vogla morën 26 vota për çdo 100 vota të PS-së.
Si rezultat, PS-ja siguroi në maj plot 82 mandate parlamentare nga votat e këtushme dhe 1 tjetër (në Qarkun Vlorë) prej votave me postëtë emigrantëve. Ndërkohë, koalicioni i PD-së mezi siguroi 50 mandate, kurse partitë e vogla siguruan gjithsej 7 mandate.
Katër vjet më parë, kur pjesëmarrja e zgjedhësve të këtushëm ishte goxha më e madhe, hendeku i votave dhe i mandateve mes PS-së dhe PD & etj ishte fare i ngushtë (atëherë opozita udhëhiqej zyrtarisht nga Basha).
Duke përmbledhur, teksa pjesëmarrja në zgjedhje brenda vendit bie, votat për PD & etj vazhdojnë rënien me ritme shumë më të theksuara.
Si rezultat, nëse zhvillohen zgjedhje sot, PS-ja mund të sigurojë mëshumë mandate parlamentare se sa mori vjet, ndërkohë që PD & etj mund të sigurojnë edhe më pak se sa morën vjet.
*Votat e janarit bazohen në rezultatet e dy sondazheve të fundit
- TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë - 25/05/2026
- Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit - 23/05/2026
- TEATRI ËSHTË VENDI KU XHVISHEM NGA VETJA IME, LË JETËN TIME MËNJANË DHE JETOJ NJË TJETËR BOTË… - 17/05/2026