11.5 C
Tirana
21 / 12 / 2024

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri

Avokati i njohur, Spartak Ngjela gjatë një interviste për gazetën “SOT”, shprehet i bindur se SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri.

Ngjela thekson se nëse PD-në e drejton Sali Berisha (nëse gjykata vendos në favor të këtij të fundit), kjo parti do të shpallet “non-grata” nga Uashingtoni. Ai sqaroi më tej se ambasadorja amerikane, Yuri Kim nuk e takon kurrë Berishën dhe se PD është juridikisht nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt.

Ndërkohë avokati komentoi edhe takimin mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ngjela mendon se Kim i ka shkuar në zyrë Metës për t’i thënë që duhet të heqë dorë nga deklaratat se do ketë kryengritje apo do ketë përmbysje. Sipas tij, SHBA nuk do lejojë Metën dhe Berishën të shkaktojnë kaos dhe dhunë.

-Avokat Ngjela, Sali Berisha është thirrur në SPAK bashkë me dhëndrin dhe kupolën e tij të mbrojtjes për aferën e ish-Klubit Partizani. Mendoni se do ketë arrestime? Apo serish Berishës nuk do i hyjë “gjemb” në këmbë si gjithmonë?

Është çështje gjyqësore. Duhet që të marrim vesh pyetjet që do t’i bëjnë.

-Kreu i SPAK Arben Kraja se fundmi ka deklaruar se për ish-kryeministrin Sali Berisha po hetohet edhe për Gërdecin, besoni se ka prova SPAK?

Hetimi ka indicie dhe indiciet e çojnë në hetim dhe hetimi bëhet që të gjenden provat, pastaj provat janë të vlefshme apo nuk janë të vlefshme është vetëm një gjykatë ajo që i vlerëson ato.

– Ndërkohë ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, ka kërkuar më shumë luftë ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, fenomene këto që shqetësojnë tej mase Brukselin. Keni një koment lidhur me këto deklarata?

Ka të drejtë sepse pushteti gjyqësor sidomos tani që pastrimi i parave e ka SPAK-u nuk është se po shohim ndonjë gjë. Ajo ka të drejtë, çfarë bëhet me SPAK-un, Shqipëria është e mbytur në krim dhe në korrupsion, krimi i organizuar dhe korrupsioni  dominojnë situatën, ka dal SPAK me ndihmën e  politikës amerikane dhe  forcës amerikane, por që  deri tani nuk kemi parë ndonjë goditje drastike, të shohim sepse nuk e dimë se si po hetojnë.

-Si i komentoni thirrjet për revolta dhe masive dhe madje greva të përgjithshme të dyshes Meta-Berisha?

Ata të dy nuk kanë asnjë gjë në vijë, nuk kanë forcë. Protesta është demokratike do mbarosh  protestën do ikësh në shtëpi, por nëse ata kanë mendje të  keqe për përplasje shoqërore  me forcë, Shqipëria është vend i NATO-s dhe këtu ka trupa, por që ata asnjë gjë nuk do të bëjnë. Nuk rrëzohen pushtetet me dhunë, por ndërrohen me votë.

-Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe ish-presidenti Ilir Metaj duket se kanë bërë “paqe”, për shkak se kanë hedhur pas krahëve akuzat e artikuluara mes tyre para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Si ju duket kjo lëvizje e amerikaneve dhe zbutje e marrëdhënieve me Metën?

Diplomaci ka qenë. Takimi m’u duk normal por këto janë takim me presion si rregull. Pas takimit të shohim se çfarë takimi do mbajë Meta. Do vazhdojë të thotë kjo do bëjë kryengritje? Do vazhdojë të thotë që në datën kaq përmbysemi?  Mendoj që ka dashur t’i thotë që këto nuk shkojnë, mendoj unë. Nëse nuk vazhdon me këto, ka pasur presion. Megjithatë, takimi  ka qenë me probleme sepse nuk kemi një deklaratë të ambasadës. Fakti që s’ka deklaratë kuptohet se nuk ka qenë takim miqësor.

– Zoti Ngjela nëse PD-në do ta drejtojë Sali Berisha, kjo parti a do të shpallet non-grata nga Uashingtoni?

Kë pranon Amerika, Alibeaj apo këtë tjetrin? Ai ka thënë po të marri Berisha PD-në, partia do të shpallet non grata nga Amerika. Nuk e pranon Uashingtoni. Uashingtoni është mbrojtësi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ke hyrë në NATO, pas asnjë kusht, të futi Amerika. Nëse ai do vazhdojë kështu dhe  do ta  marr partinë nuk e pranon Uashingtoni.

-A mendoni se ambasadorja amerikane, Yuri Kim do ta takojë Berishën  nëse merr PD?

Alibeaj është në krye të PD ai njihet juridikisht. Ka një kushtetutë e cila nuk lejon, tani Saliu kë parti ka që ta njoh gjykata. Çfarë fitoi në 6 bashki 1 bashki. Pastaj në Shkodër janë manipuluar gjithë jetën votat dhe nuk duhet që t’i besojmë rezultatin. Partia Demokratike me zgjidhje të mira nuk ka fituar asnjëherë në Shkodër.

-Pas paralajmërimeve të kreut të SPAK se po hetohen dosje të nxehta, mendoni se do të shkojnë pas hekurave “peshqit e mëdhenj”?

Kjo duhet që të shikohet  nëse do filloj apo jo procesi penal, sepse duhet që të filloj procesi penal që të  mendosh se çfarë mase sigurie do marrin dhe deri më tani nuk kemi procese penale për këta nëse do të ketë procese penale atëherë do të diskutojmë. Thirrja në  SPAK e Berishajve deri tani është thirrje, mund të jetë verifikim, por nëse do të jetë  moment hetimi do ta deklarojnë që filloj hetimi kundër tyre.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x