Kreu i SPAK, Arben Kraja konfirmoi sot se prokurorë dhe gjyqtarë të institucionit që ai drejton janë kërcënuar. Në një komunikim për mediat ai tha se ata kanë trajtuar çështje të vështira dhe me personazhe komplekse por shtoi se ata mbrohen nga shteti.
Kraja: Gara është e hapur, nuk ka kaluar akoma afati. Institucioni është i ri dhe është krijuar cdo gjë nga e para, edhe nga pikëpamja e imazhit. Është bërë puna më e mirë e mundshme. Prokurorët e SPAK punojnë përditë.
Ka shumë dosje që janë drejt përfundimit, janë voluminoze dhe janë drejt përfundimit. Prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK kanë për të trajtuar çështje të vështira me personazhe kompleks, ka pasur indicie që ka pasur kërcënime dhe presion. Prokurorët kanë mbrojtje nga shteti por çdo kush vijon hetimet.
A po hetohen?
Nuk është kompetencë e Prokurorisë së Posaçme të bëjë këto hetime kështu që nuk kam informacion.