20.5 C
Tirana
21 / 05 / 2024

Shqipëria, sot festë e madhe për kualifikimin, por Silvinjo do vendin e parë ndaj Ishujve Faroe

Vendi i parë dhe feste masive. Kështu parashikohet të jetë kjo e hënë e gjitha kuqezi në Tiranë, e cila ka në fokus zhvillimin e ndeshjes së fundit eleminatore për Euro 2024 mes Shqiperise dhe Ishujve Faroe.Shqiperia tashmë e kualifikuar në Europianin e vitt tjetër në Gjermani pret skuadrën e vendit të fundit në rënditje, me objektivin për ta mbyllur me qershinë nmbi torte edicionin e mrekullueshëm të kualifikueseve. Nevojitet 1 pikë në rastin më të keq në takimin e sotëm në “Arena Kombëtare” në mënyrë që skuadra jonë përfaqësuese ta mbylle si kryesuese e grupit, pa menduar se cfarë do të ndodhe në ndeshjen tjetër Çeki-Moldavi.

Duke fituar grupin me një barazim ose me një fitore përvecse një aspekt prestigji, do të thyenim edhe rekordin e pikëve të grumbulluara nga kombëtarja jonë në një kualifikuese, pra 15 ose 17 të tilla. Ndonëse e duam fort vendin e parë, tekniku Silvinho si rrallëhere në këto eliminatore ka vendosur të ndryshojë një pjesë të mirë të titullareve. Do të jenë të paktën 5-6 ndryshime në formacion në raport me sfiden e fundit fituar ndaj Moldavisë në transferte.

Kështu në portë do të jetë Strakosha, ndërsa në mbrojtje risi është Balliu në vend të Hysajt, pjesa tjeter me Ismaljlin, Gjimshitin dhe Mitajn nuk ndryshon. Në mesfushë, pak pushim për Asllanin e në vend të tij do të jetë Bare në krah të Ramadanit. Ndryshimet më të dukshme janë në fazën ofensive ku mbijeton vetëm Jasir Asani. Uzuni dhe  Muci plotësojnë mbështetjen për Mirlind Dakun, që do të zërë vendin e Cikalleshit.

Dueli i sotem sidoqoftë ka në thelb festen, dhe në fakt program edhe pas pëfundimit të 90 minutave kështu do të jetë festiv. FSHF bëri të ditur se në orën 23:00, pra pas vërshellimës së gjyqtarit do të kenë një program festiv me këngë e vallë dedikuar arritjes së madhe për të qënë për herë të dytë në Europian. Stadiumi do të jetë I tejmbushur ndërsa masat e sigurise janë të larta  e në këto kushte është kërkuar bashkëpunimi I të gjithë fansave për të hyrë në stadium pak më heret në raport me ndeshjet e tjera në mënyrë që të mos krijohen vonesa të panevojshme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x