SHBA-ja i jep Shtetet e Bashkuara njoftuan më 29 nëntor se do t’i ofrojnë 53 milionë dollarë në mbështetje të blerjes së pajisjeve të rrjetit elektrik të Ukrainës, në mënyrë që të ndihmohet Kievi kundër sulmeve ruse që kanë për cak infrastrukturën e energjisë.
Sulmet ruse ndaj infrastrukturës së energjisë së Ukrainës kanë lënë miliona banorë në terr dhe pa ngrohje.
“Këto pajisje do të dërgohen me shpejtësi në Ukrainë për të ndihmuar ukrainasit që ta kalojnë dimrin”, u tha në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.
Një ukrainas ndez një zjarr në shtëpinë e tij në Kurylivka, Ukrainë. 16 tetor 2022.
Lexoni edhe këtë:
“Furnizohuni me batanije” – ukrainasit bëhen gati për një dimër të vështirë
Në njoftim po ashtu u tha se paketa e ndihmës do të përfshijë dërgimin e transformatorëve të shpërndarjes së energjisë, ndërprerësve elektrikë dhe pajisjeve të tjera. Ukrainës 53 milionë dollarë për rrjetin elektrik