9.5 C
Tirana
27 / 02 / 2026

Sekuestrohen gati 1.3 tonë kokainë me vlerë 95 mln euro në Holandë, ishte fshehur në kontejnerët me banane

1297 kilogramë kokainë janë kapur nga doganierët në portin e Vlissingen në Holandë.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se droga ishte e fshehur në dy kontejnerë me banane dhe kap në treg një vlerë prej 95 milionë eurosh.

Kontejnerët ishin nisur nga Ekuadori për në portin e Vlissingen nëpërmjet Antwerp.

Sipas Prokurorisë Publike, kompania që ka konteinerët me banane në Vlissingen nuk është e përfshirë në kontrabandë kokaine.

Sasia e drogës është asgjësuar nga Policia.

Antwerp dhe porti holandez i Roterdamit janë portet kryesore të hyrjes në Evropë për trafikun e kokainës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x