Pas mbledhjes maratonë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, mësohet se kryeministri Edi Rama ka prezantuar 7 ndryshime në Qeveri.
Në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun, e cila la në fuqi pezullimin e saj nga detyra, kryeministri Edi Rama ka vendosur ta largojë nga dy postet e rëndësishme, si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Në vend të saj ka emëruar si numrin dy të Qeverisë Albana Koçiun, e cila është larguar nga Ministria e Brendshme.
Si ministër i Brendshëm u emërua Besfort Lamallari, i cili largohet si ministër i Drejtësisë, post të cilin e merr Toni Gogu.
Ndërkohë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës kryeministri Rama ka vendosur t’ja besojë Enea Karakaçit.
Po ashtu, Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, e cila zëvendëson Toni Gogun në këtë detyrë.
Dy ministrat që ikin nga kabineti qeveritar janë Elisa Spiropali si ministre e Jashtme dhe Pirro Vengu si ministër i Mbrojtjes.
Si ministër të Jashtëm Rama ka ëmëruar ish-Ambasadorin e Shqipërisë në BE, Ferit Hoxha. Ndërsa si ministër i Mbrojtjes është emëruar Ermal Nufi.
Ndryshimet në Qeveri:
Albana Koçiu zv.kryeministre-zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm- zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu ministër Drejtësie- zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm- ikën Elisa Spiropali
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës – zevendëson Belinda Ballukun
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes – ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – zëvendëson Toni Gogun
- Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet - 12/03/2026
- Mbahet edicioni i FemFest 2026 - 09/03/2026
- Banditë me kryq - 06/03/2026