Data 6 dhjetor pritet të jetë një ditë mjaft e rëndësishme për Shqipërinë. Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë. Por nga ana tjetër, opozita ka paralajmëruar një protestë, leja e së cilës është refuzuar nga policia.
Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren ndërsa akse të shumta rrugore të të bllokohen për kalimin e delegacioneve.
Niveli i masave të sigurisë parashikon ato që janë ndërmarrë kur Tiranën e ka vizituar ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry apo Papa Françesku.
Në hartimin e masave të sigurisë janë përfshirë edhe stafet e delegacioneve që do të vizitojnë Tiranën ndërsa partia demokratike ka paralajmëruar protestë përballë kryeministrisë, zonë e cila cilësohet brenda perimetrit të sigurisë.