Qyteti i Iziym ishte një nga pikat më të rëndësishme të rimarra nga forcat ukrainase, duke përfituar nga tërheqja e trupave ruse.
Sot në qytetin që para luftës kishte 45 mijë banorë, erdhi edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, shenjë që situata edhe në rrethinat e tij është e qetë dhe në kontroll total të Kievit.
“Pak ditë më parë, kur donim të shihnim ngjyrën blu, drejtoheshim drejt qiellit, sot shohim kudo flamurin e Ukrainës. Flamuri verdheblu valëvitet në Iziumin e çliruar”, ishin fjalët e presidentit, që në fjalimin e tij përpara trupave dhe përfaqësues të popullsisë lokale, shkoi edhe më tej: “Banorëve të Krimesë i them, po vijmë!”.
Forcat ukrainase kanë fituar pothuajse 10 mijë kilometra katrorë në pak më shumë se një javë, në verilindje të Ukrainës, duke përfituar nga një hapësirë e lënë të pakontrolluar nga forcat ruse, por veçanërisht nga armatimet perëndimore që kanë ekuilibruar deficitin fillestar.
/javanews
- “Nuk po negociojmë dhe nuk ka plan për bisedime me Iranin,” Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të mbetet në fuqi - 18/08/2026
- Pas bashkive, rajonet - 18/08/2026
- Ukraina po përdor dronët britanikë kundër Rusisë, Lavrov kërcënon Londrën: Do keni pasoja, rrezikoni të shiheni si pjesë e luftës! - 18/08/2026